GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
“Metamorfoza”/ SPAK dërgon dosjen për gjykim, mes të pandehurve edhe Ervis Martinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, duke dërguar për gjykim nëntë të pandehur, të hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar prej rreth tre vitesh.

Sipas SPAK, prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë mbyllur hetimet ndaj Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2022, si dhe ndaj Denis Bajrit, Klaodor Hakajt, Prekë Kodrës, Aleks Ndrekës, Bardhyl Mavrës, Eljon Hatos dhe Arsad Bashlit.

Hetimet janë mbyllur gjithashtu edhe për Nuredin Dumanin, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe po gjykohet paralelisht edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”.

SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuza për “vrasje me paramendim”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “grup të strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, “sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dosja tashmë i ka kaluar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes në gjykim.

Nga nëntë personat e dërguar për gjykim, vetëm dy ndodhen aktualisht në paraburgim: Aleks Ndreka, i njohur me nofkën “Leksi i Druve”, dhe Denis Bajri, i njohur edhe me mbiemrin Brajovic.

Etiketa: Ervis MartinajKryesore1

Lajme të lidhura

Censi, 400 mijë shqiptarë më pak, 75 mijë banesa më shumë; 356 mijë banesa janë bosh
Aktualitet

Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet

09:20 - 24/11/26
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! (Emrat)
Aktualitet

Me makinë të blinduar dhe armë! Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre dy ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës (Emrat)

08:32 - 24/11/26
Para
Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Censi, 400 mijë shqiptarë më pak, 75 mijë banesa më shumë; 356 mijë banesa janë bosh
Aktualitet

Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet

09:20 - 24/11/26

Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për...

Lexo më shumë
Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

08:43 - 24/11/26
Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! (Emrat)

Me makinë të blinduar dhe armë! Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre dy ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës (Emrat)

08:32 - 24/11/26
Atentati në Fier/ Humb jetën në spital nipi i Selami Hasanit, Jakup Hasani mori 3 plumba në trup

Atentati në Fier/ Humb jetën në spital nipi i Selami Hasanit, Jakup Hasani mori 3 plumba në trup

07:48 - 24/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:38 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com