GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vodhi 5 mijë euro që në orët e para të punës, gruaja lirohet pas 3 ditësh në qeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hajdutja seriale, tmerri i bizneseve të Tiranës, rikthehet në terren. Mësohet se pasi vodhi afro 5 mijë euro në një biznes në zonën e “Vorrit të Bomit”, Kumrie Zika është liruar sërish pas vetëm tri ditësh, duke shpëtuar edhe këtë herë vetëm me masën “detyrim paraqitjeje”.

Zika qe paraqitur si e interesuar për punë në një biznes që merret me “Exchange” dhe transferta parash brenda dhe jashtë vendit. Biznesi e pati marrë në provë dhe që në ditën e parë Zika shfrytëzoi vetëm pak sekonda neglizhencë të punonjësit tjetër për të vjedhur 5 mijë euro dhe për tu zhdukur në rrugicat e ngushta të lagjes.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesi i dëmtuar njoftoi policinë, e cila pasi e identifikoi përmes kameravë të sigurisë dhe arriti ta identifikojë dhe ta arrestojë në zonën e “21 Dhjetorit”. Pavarësisht se ajo ka kryer të njëjtën vepër penale në mënyrë të përsëritur, qëndrimi në burg ka zgjatur vetëm 3 ditë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar ekspertim të gjendjes mendore të të pandehurës, e cila kishte arritur të siguronte një kartelë mjekësore që vërtetonte problemet mendore.

Kaq ka mjaftuar që Zika t’i shpëtojë edhe një herë burgut dhe të kthehet edhe sërish në terren, teksa me siguri ka nisur “gjuetinë për prenë e radhës”. Sipas dëshmisë së punonjësit të Exchange, Zika është shfaqur krejt normale në orët që ka qëndruar në biznes.

Nga ana tjetër, ajo prej vitesh ftohej në televizionet tonë si eksperte e rekrutimit të punonjësve, gjithashtu pa shfaqur asnjë shenjë se gjendja e saj mendore është në kushtet e një njeriu me probleme psikike.

gijotina.com/

Etiketa: Kumrije Zikavjedhja tek exchange

Lajme të lidhura

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Aktualitet

Nga korrupsioni te Zvërneci/ Eurodeputetët mbërrijnë në Tiranë, PD denoncon krimin e organizuar dhe abuzimet e qeverisë Rama

09:55 - 21/09/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

09:47 - 21/09/26
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!
Kosovë & Rajon

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

09:10 - 21/09/26
Para
Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë…

Rama nga Thethi sulmon protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve
Aktualitet

Nga korrupsioni te Zvërneci/ Eurodeputetët mbërrijnë në Tiranë, PD denoncon krimin e organizuar dhe abuzimet e qeverisë Rama

09:55 - 21/09/26

Sot në Tiranë zhvillohet takimi i radhës i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, një takim ku opozita ka vendosur...

Lexo më shumë
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

09:47 - 21/09/26
Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

Kurti flet nga SHBA për vendimin e Hagës: Lufta e UÇK nuk mund të njolloset në asnjë mënyrë!

09:10 - 21/09/26
Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

Atentati në Sarandë! Artan Myrtaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë, merren në pyetje 20 persona

08:25 - 21/09/26
Aksident fatal në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën një këmbësor 45-vjeçar

Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren

08:18 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com