GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në krevatin e vendosur brenda ambienteve të posaçme të burgut të Pojskës në Pogradec do të kalojë sonte natën një foshnje vetëm 1 vjeç. I vogli i është dërguar nënës së tij 34-vjeçare, e cila u transferua në qeli një ditë më parë pasi ndaj saj rëndon një dënim i formës së prerë me 2 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje.

Nëna, disa ditë më parë hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit, tekksa kthehej me familjen e saj nga Germania, në padijeni totale për dënimin e saj. Me të mbërritur në shtëpi, kthimin e të resë e mëson oficeri i policisë që mbulon zonën ku ajo banonte dhe e telefonin duke e vënë në dijeni për vendimin e gjykatës, duke i kërkuar të paraqitej në Komisariatin nr. 6 në kryeqytet.

Vullnetarisht 34-vjeçarja me emrin Dorina paraqitet vetëm pak orë më pas, me foshnjën 1-vjeçe, e shoqëruar nga bashkëshorti. Dy fëmijët e tjerë të mitur, më i madhi 7-vjeçar e tjetri 2-vjeç e gjysmë ishin lënë në banesë, në shoqërinë e gjyshërve.

Duke qenë se uniformave blu u dilte në sistem dënimi i formës së prerë për 34-vjeçaren, ajo u dërgua në ambientet e bllokut të sigurisë në Tiranë, dhe vetëm pak orë më pas vjen një urdhër ekzekutimi nga prokuroria dhe e reja niset menjëherë drejt burgut të grave në Pogradec. Në këtë interval kohor djalë vetëm 12 muajsh është sjellë te nëna për t’u ushqyer me gji nga gjyshja e tij.

Në Ponjske autoritetet ia dërguan vetëm 24 orë më pas djalin 1-vjeçar, i shoqërtuar nga babai i tij, ndërkohë që dy të vegjlit e tjerë mbetën sërish në shtëpi, pa nënën.

Dënimi ka marrë formë të prerë vetëm muajin e kaluar lidhet me një ngjarje të disa viteve më parë, për një rast dhune në familje, konflikt i të resë me vjehrrin e saj. I gjithë procesi ka qenë në mungesë dhe 34-vjeçarja nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore.

Kjo mungesë është konsideruar nga gjykata si largim nga drejtësia dhe e ka dënuar të renë me burgim, duke mos i dhënë të drejtën e shërbimit të provës. Për këtë arsye ajo nuk ka mundur të përfitojë as nga të dyja amnistitë e këtyre viteve, atë të 2024-s dhe nga kjo e fundit e para pak javëve.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se nisur nga situata e veçantë, Gjykata e Tiranës ka vendosur një seancë urgjente, nesër ora 10:45, për të shqyrtuar kërkesën e 34-vjeçares për rivendosje në afat të çështjes gjyqësore. Pra prishje të vendimit të formës së prerë së Apelit dhe ridërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë, për shkak se procesi është bërë në mungesë. Kjo do ta lironte menjëherë nënën e tre fëmijëve të mitur.

Përveç opinionit publik për ngjarjen kanë reaguar edhe institucionet më të larta në vend. Avokati i Popullit Shabani ka vizituar nënën në ambientet e burgut, dhe kërkoi një hetim të hollësisshëm nga institucionet për çfarë ka ndodhur. Burime nga Presidenca thane se edhe kreu i Shtetit është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime Begaj ka vënë në dispozicion edhe faljen presidenciale që çështja të zgjidhet menjëherë.

Sa i përket foshnjës, që ndodhet në ambientet e burgut të Ponjskës, Report Tv kontaktoi me autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët garantuan se kushtet optimale.

Etiketa: Kryesore1nena ne burg

Lajme të lidhura

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet
Aktualitet

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

21:14 - 22/07/26
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë
Breaking Views

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë
Breaking Views

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26
Para
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet
Aktualitet

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

21:14 - 22/07/26

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së...

Lexo më shumë
Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

Protestuesit: 53-0, ky është rezultati që kemi kundër pushtetit, po triumfojmë

20:15 - 22/07/26
Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

Pankartat pikante nga dita e 53-të e protestës qytetare në Tiranë

20:07 - 22/07/26
Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës

Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Pojskës, me të edhe foshnja 1-vjeçe! Nesër seancë urgjente në Gjykatën e Tiranës

19:53 - 22/07/26
PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik

PS ‘porosi’ deputetëve socialistë për të mos u larguar nga Tirana/ Një tjetër seancë plenare më 30 korrik

19:43 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com