GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lubonja për median italiane: Kërkojmë largimin e Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje vërtet të lira

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja për median italiane: Kërkojmë largimin e Ramës dhe një qeveri teknike për zgjedhje vërtet të lira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur për median italiane në lidhje me protestën e njohur me emrin Revolucioni i Flamingove.

Lubonja ka shpjeguar për portalin ‘La Via Libera’ se kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje vërtet të lira.

Më poshtë pjesë nga intervista e Lubonjës.

Duke u kthyer te protestat, çfarë kërkoni?

Së pari, dorëheqjen e qeverisë.

Më pas:

-krijimin e një qeverie teknike për një vit, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve vërtet të lira;

-vendosjen e kufirit prej dy mandatesh për kryeministrin (Rama është në mandatin e katërt);

-ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike;

-rikthimin e ligjit që mbron zonat e mbrojtura;

-shfuqizimin e ligjit për “investimet strategjike”, sipas të cilit shteti u garanton investitorëve privatë që investojnë më shumë se 10 milionë euro në territorin shqiptar lehtësi fiskale dhe u siguron infrastrukturë, rrugë dhe energji elektrike.

(Javën e kaluar Rama deklaroi se synon t’i rishikojë këto dy ligje, shënim i redaksisë.)

Ata e quajnë këtë zhvillim. Për ne është shpronësim dhe shkatërrim i pasurive të përbashkëta dhe natyrore.

Çfarë të ardhmeje shihni për këtë lëvizje?

Fatkeqësisht, nuk jam optimist.

Nëse shohim historinë e Shqipërisë, ndryshime të rëndësishme si ato që kërkojmë sot kanë ardhur vetëm si rezultat i ndryshimeve të mëdha në nivel ndërkombëtar.

Nuk mund të shpresojmë as për ndihmë nga Italia, duke qenë se Giorgia Meloni, kur emisioni Report publikoi një investigim mbi lidhjet mes politikës, ndërtimit dhe krimit, e akuzoi emisionin se po e paraqiste Shqipërinë si një narko-shtet dhe i shprehu solidaritet Edi Ramës.

Pa një ndërhyrje të fortë politike nga jashtë, që t’i japë mbështetje protestës dhe drejtësisë, e cila duhet të hetojë këto çështje, nuk shoh mundësi për ndryshim.

Gjithashtu duhet të krijohet një mbështetje sa më e gjerë, duke përfshirë gjithnjë e më shumë njerëz.

Ndërkohë, protestat po dobësohen, për shkak të vapës, lodhjes dhe përçarjeve të brendshme.

Protesta mund të jetë fillimi i ndërtimit të një alternative politike, por hapi i parë duhet të jetë dorëheqja e kësaj qeverie.

 

Etiketa: analistiLargimi i Ramës

Lajme të lidhura

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit
Breaking Views

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit

19:25 - 23/11/26
Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës
Aktualitet

Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

18:57 - 23/11/26
Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë
Aktualitet

Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

18:52 - 23/11/26
Para
Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit
Breaking Views

“Prej 90 minutash në pritje për të takuar Veliajn”, avokati Plarent Ndreca denoncon pengesat në burgun e Fierit

19:25 - 23/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka denoncuar një situatë problematike në ambientet e Burgut të Fierit,...

Lexo më shumë
Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

Atentati në Fier/ Kamerat zbulojnë lëvizjet, tre persona në polici, del nga rreziku për jetën nipi i viktimës

18:57 - 23/11/26
Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

Qytetarët sërish protestë para Kryeministrisë, përplasen me policinë

18:52 - 23/11/26
Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

Mori 4 plumba në trup/ Del nga operacioni nipi i “Sel Çamit”, në gjendje kritike për jetën

18:48 - 23/11/26
Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat?

Kush është gruaja që merr 600 MLN në vit për sapunë dhe letra higjenike për shkollat?

18:37 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com