GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Interi shënon 16 gola në një ndeshje miqësore, Kristjan Asllani befason me rolin e tij

në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Interi shënon 16 gola në një ndeshje miqësore, Kristjan Asllani befason me rolin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi vazhdon të jetë në pikëpyetje. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mbetet një nga emrat që mund të largohet nga skuadra zikaltër gjatë kësaj merkatoje, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësitë për një transferim të mundshëm. Pavarësisht zërave për largimin, trajneri Kristian Kivu i dha minuta shqiptarit në miqësoren e parë të fazës përgatitore, ku Interi fitoi me rezultatin e thellë 16-0 ndaj skuadrës gjermane SV Asen.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte pozicioni i Asllanit në fushë. Ndryshe nga roli i tij natyral në mesfushë, tekniku rumun e aktivizoi si qendërmbrojtës në pjesën e parë të ndeshjes, duke testuar aftësinë e tij për të ndërtuar lojën nga prapavija.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një provë taktike të Kivus, i cili kërkon që mbrojtësit e tij të kenë cilësi në qarkullimin e topit. Megjithatë, ky eksperiment nuk konsiderohet si një sinjal se Asllani do të ketë një rol të ri në skuadër.

Raportimet në Itali vijojnë të theksojnë se mesfushori shqiptar mbetet në listën e lojtarëve që mund të largohen para mbylljes së merkatos, ndërsa Sasuolo është opsion. Interi synon të gjejë një zgjidhje përfundimtare për kartonin e tij, ndërsa interesi nga klube të tjera nuk mungon. Për momentin, Asllani vijon të stërvitet me grupin dhe po shfrytëzon fazën përgatitore për të bindur Kivun, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët e ardhshme.

gijotina.com/

Lajme të lidhura

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë
Sport

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë

14:48 - 23/09/26
Rikthim i “flaktë” i Ernest Muçit pas dëmtimit, sulmuesi “gatuan” golin e dytë për Salah
Sport

Shqiptarët bëjnë diferencën në Turqi, Muçi lë pas Salah dhe përfshihet në listën e më të mirëve

11:38 - 23/09/26
Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Para
Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari

Pëson infarkt në plazhin e Pogradecit, humb jetën i moshuari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë
Sport

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë

14:48 - 23/09/26

Mirlind Daku dhe Taulant Seferi dolën sot në konferencën zyrtare për media nga “Shtëpia e Futbollit”. Duke iu përgjigjur interesit...

Lexo më shumë
Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës

Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës

14:33 - 23/09/26
Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

14:19 - 23/09/26
Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

14:05 - 23/09/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë (Emrat)

13:47 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com