GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një ngjarje tragjike e paramenduar nga autori: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Një ngjarje tragjike e paramenduar nga autori: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, e më pas mori peng ish-të fejuarën dhe u arratis nga vendngjarja.

Vëllai i viktimës, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar, kjo pasi ish-dhëndri i familjes kishte kërcënuar disa herë se, në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën.

Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Tani ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.

Kur hyra brenda pashë tim vëlla të shtrirë atje…”, tha ai.

Ndërkohë, edhe nipi i viktimës, që është dhe fqinj me banesën ku ndodhi krimi tregoi se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi autori i dyshuar i kishte kërcënuar me armë disa herë madje dhe ish-gruan e tij.

“Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në Ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë. Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj. Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë që martuar, por të fejuar. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar”, tha ai.

 

Etiketa: autoriKryesore1tragjikeVrasje

Lajme të lidhura

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
Aktualitet

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit
Aktualitet

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

21:00 - 08/11/26
Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve
Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve

20:30 - 08/11/26
Para
Kërkon shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Kërkon shkarkimin e Ols Dados si prokuror, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26

Një penallti e humbur nga Bruno Dita dhe dy gola në pjesën e dytë i kushtojnë Dinamos, që pëson një...

Lexo më shumë
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

PD-PS i rikthehen pazarit për “Kodin Zgjedhor”? Mblidhet të hënën Komisioni i Posaçëm

21:30 - 08/11/26
Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

21:00 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com