GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
I hodhën gaz dhe piper në protestë djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së 23 korrikut para Parlamentit, ku sipas pamjeve të publikuara një nënë dhe djali i saj me autizëm janë ekspozuar ndaj spërkatjes me spraj me piper.

Në një deklaratë publike, rrjeti shpreh shqetësim për ngjarjen, duke theksuar se përdorimi i mjeteve të tilla ka vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Organizatat kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit dhe që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e personave në situata vulnerabël.

Deklarata e plotë:

Deklaratë publike mbi dhunën ndaj djalit me autizëm në protestën e 23 korrikut para Parlamentit nga Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara

Shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjen e ndodhur gjatë protestës së sotme, ku një nënë dhe djali i saj me aftësi të kufizuara u ekspozuan siç kuptojme dhe nga video ndaj spërkatjes me spraj me piper dhe u vunë në një situatë që rrezikoi shëndetin dhe sigurinë e tyre.

U bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të garantojnë që në çdo ndërhyrje të respektohen të drejtat e njeriut, parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e grupeve më të cenueshme.

Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm ose me ndjeshmëri shqisore, mund të përjetojnë pasoja shumë më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i mjeteve të tilla.

Ky rast rikujton nevojën që strukturat përgjegjëse për rendin dhe sigurinë të jenë të trajnuara për të identifikuar dhe mbrojtur personat me aftësi të kufizuara në situata të tilla, duke marrë masa për të shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë shëndetin, sigurinë apo jetën e tyre.

Ndërkohë, kjo gjyshe dhe ky djalë jetim jetojnë në kushte mjerimi të varfërisë dhe pa akses në shërbimet e duhura.

Rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara

Down Syndrome Albania

MEDPAK

Fondacioni “Së Bashku”

Club Kombëtar I Prindërve të Fëmijve me CSA &P.A.K.

Global Care Albania

ADRF

Ndihmoni Jeten

Qendra “Lumturo Dhimbjen”

Qendra “Edhe Une Mundem”

 

Etiketa: femije me aftësi të kufizuaraorganizataprotestereagim

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

19:20 - 24/09/26
“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK
Aktualitet

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

18:52 - 24/09/26
Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar
Aktualitet

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26
Para
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

19:20 - 24/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 117-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

“Për ty fik radarët”/ E vërteta e mesazheve Hyseni-Agasi në dosjen e SPAK

18:52 - 24/09/26
Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

Avokati: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar

18:42 - 24/09/26
Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

18:01 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com