GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta hyn në ditën e 56, qytetarët zbresin përsëri sot në shesh për largimin e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 56-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbrëmje në Bulevardin para kryeministrisë. Në protestën e zhvilluar një ditë më parë, aktivistët dhe qytetarët i dhanë një përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së prezantoi platformën “Besa”, duke kërkuar, sipas tij, një marrëdhënie të re me qytetarët.

Nga podiumi para Kryeministrisë, protestuesit deklaruan se nuk e pranojnë këtë mesazh, duke theksuar se “besa” nuk mund të kërkohet pas 55 ditësh protesta dhe se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve. Ata deklaruan se nuk kërkojnë platforma, premtime apo dokumente të reja, por vetëm largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve.

Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

 

Etiketa: Kryesore1protestaRama

Lajme të lidhura

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale
Aktualitet

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

17:46 - 24/09/26
Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

17:32 - 24/09/26
Para
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-drejtoreshës së SHISH, mblidhet javën e ardhshme Këshilli i Sigurisë Kombëtare

18:11 - 24/09/26

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë javën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pas zhvillimeve të fundit lidhur...

Lexo më shumë
Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

Liga e Kombeve/ San Marino-Shqipëri, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë

18:01 - 24/09/26
Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

17:46 - 24/09/26
Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

Nga krimet e rënda te narkotikët, Policia e Tiranës arreston 8 persona të shpallur në kërkim

17:32 - 24/09/26
Familja ishte në dasmë, hajdutët vjedhin banesën në Sarandë/ Zhduken 15 milionë lekë dhe bizhuteri

Familja ishte në dasmë, hajdutët vjedhin banesën në Sarandë/ Zhduken 15 milionë lekë dhe bizhuteri

17:10 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com