GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gjekmarkajt: Grupi i valles me Antonetën e Zeqinenë! Babua e ndiqte me vrap dhe Braçja hipte mbi tavolinë…

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

 

Lajme të mira, ndonëse atmosfera e përgjithshme ishte e kobshme, të enjten u përhapën! Haberi se të premten Babua do shtronte një ziafet të madh pajtimi e beslidhjeje në Pallatin e Brigadave i vuri në lëvizje të madh e të vogël! Në hyrje, me germa floriri, do të shkruhej: “Besa e shqiptarit si purteka e arit”!

Në ftesë ishte shënuar që, para fjalës së Babos, do jepej një koncert i madh, një drekë e bollshme, lojëra popullore, recitime dhe tema të lira diskutimi për poezinë, guzhinën, peshkimin, notin, numerimin e parave e të tjera zeje!

Tao, me një barrë mend, tashmë njeriu më i besuar i Babos, u mor me hartimin e komisionit të festës! Mejtoi  dhe ju drejtua  Erjon Malajt, që e ka veqil e bir për shpirt: “Shënoje dhe këtë, gjithçka sipas aftësisë dhe jo hatërit! Grupin e valles ta drejtojnë ata që kanë dhënë prova virtuoziteti: Tezja (të veshë rrobat libohovite si në Berlin), Antoneta, Zeniqeja dhe Klodi Spaqia. Pas tyre, si dyrdyl, të hidhet e përdridhet Pirro Dengu, por Tezja duhet ta ndezë xhanë me nja dy gota raki, që të japë maksimumin! Nja dy teveqele dyzeni po i lëmë rezerve!

Po këtë Mamicën nuk do e shënojmë, se edhe ajo, çoku, ja merr me rroba arbërore e zbusim pak edhe tensionet. Mbase i thyhet zemra Babos tek e sheh duke kënduar, si dikur: ‘Moj e bukura More, si të lashë e më s’të pashë’, i kujtohet Skenderbeu , me ndrojë verejti  Erjoni.

“Jo, more firaun, do na bësh gjëmën!”, ju hakërrye Tao. “Naiv mbete gjithë jetën! Madje, Mamica duhet këshilluar që të mos vijë, se Babua ndizet si demat pas copës së kuqe. Ajo i thotë ‘marrëveshje për Shqipërinë’, ky shkruan dramën ‘Besa’, si Sami Frashëri, dhe do na marrë përpara të gjithëve me yrrnek.

Do mendojë: u ngritën këmbët t’i bien kokës, e hataja më pas, se është qejfprishur qamet këto kohë!”

“Në vegla muzikore shëno: Ulësinë në tupan, se ai e kap ritmin shpejt e hedh vallen sipas rastit; Tonin në firzamonikë me nje fes mbi krye, Festimin në violinë me tanuz, Shalsi t’ja terezisë defit, Loer Kume zumares dhe Dilua gërnetës.

Mos kemi harruar ndonjë?”, plot dilema foli me vete Erjoni. Nën zë tha: “Po këtë Ervin Hoxhën?!”

“Pu, pu, pu!”, tha Tao. “Edhe këtë e kemi mangut, se ke vënë re që kohët e fundit e ka marrë zët. Një dy e qorton sa e sheh dhe ai, në vend që të ulë kokën, bën gratë të qeshin në kuvend, u tregon qyfyre sikur do të konkurrojë “Kroniken”!

Ja, për shembull, Ogi rri zymtë e rëndë në lartësinë e kësaj situate të përzhitur, por i shkoi tek vendi dhe atë e bëri me qeshë, si për të thënë: ‘Kaq e pat kjo puna jonë, hajt ta marrim me gallatë tani!’ Atë shënoje në guzhinë të qërojë patate e qepë, si ndihmës i Ekonomit në bërje byreçkash, po të duash! E qeshura është disidencë kur Babua ka derte.

Po lule a duhet t’i dhurojë ndokush?”

“Patjetër! Brunilda, Bakërri, Sara dhe Kidi, pasi t’i kenë mbledhur në fusha të çertifikuara Bio!

Ndërsa një fjalim mikpritjeje, me llafe zemre, ta mbajë Romina Kuko, e cila, kohët e fundit, edhe ‘Kronikës’ i ka rënë në sy për mirë!

Po sikur të lëmë këtë Bidon si dollibash?”

“Jo, jo”, tha Tao. “Ai duket si i pirë pa shishe. Jepi makinën që pastron barishte, boll e ka për aq na duhet!

Ç’rrol t’i japim këtij Klosit, se ka kohë që përpiqet të bjerë në sy?”

“Më mirë ta lëmë të vërtitet si gjynah, se ashtu e prek më shumë atë. Ai, kohët e fundit, e çmon shumë kotësinë e budallallëkun; prej tyre nuk të vjen asnjë e keqe! E rëndësishme në partinë tonë është që askush nuk duhet të mendojë në kokë të vet, por të gjithë ta tundin atë sipas midesë  së Babos!

Po këtij Erjo Miles, se e kam shok banke?”

“Hëëm… atij jepi një zorrë të freskojë ambientin!

Po me Belën ç’të bëjmë?”

“Dreq o punë, dreq o punë!”, renkoi Tao. “S’di njeriu si të sillet. Atë pyete ç’t’i ketë lerë në zemër, se na bën gjëmën!

E ka thënë ai kodosh Napoleoni: ‘Më mirë të të kenë frikë se sa të të duan!’

Po këta ministrat që do shkarkohen, si Lameqyqja, Koçia, Tezja, Sala, Demo, Gonxhe, Pirdeni, Sypetrit Malaj, Nufi, ç’të bëj?”

“Harrove Karakaçin. Megjithëse këtë e duam për kandidat për kryetar bashkie në Shkodër, lëre të vërtitet sa andej-këtej!

Po Tezen e vumë te valltarët? Kërcen tashmë edhe gratis ajo, se ka bërë boll prokopi!

Ndërsa këta të tjerët të konsiderohen besëprerë: të bëjnë punë pastrimi, larje, shpëlarje, arnime, shkundje qilymash, pastrim banjosh!

Na ka mbetur ferliku e kukureci?”

“Atë në lëndinë Fatmir Xhafa me Vullnet Sinën, si dy labë që e kanë traditë! Yndyrën per ta lyer e sjell Termeja nga Progonati!

Kemi harruar këtë Niko Peleshin, more, se e kemi të parë në Tabir Saraj, ku ta vëmë?”

Tao u mendua e tha: “Po të jetë për mua, e shkarkoj në shtator e bëhem vetë, se i di mirë këto punët e Dovletit. Ndaj lëre pa karrige; po gjeti ndonjë bosh, le të ulet!”

Erdhi Babo hundë e buzë. Ende nuk i ishte tharë mjekrra nga uji që i hodhi Gaz Bardhi i nëmuri me Klevis Balliun, që ju shoftë ymri të dyve! Madje dhe Jorushi i Tabakeve e ka leshuar gojen si te qe perroi i Zaranikes në dimer !

Babua, me zë të rënduar e klimë anthi, filloi pretencën, ju kam dhjere në dreke u tha, nuk hani më me mua ju, une do ju ha ju!

Qortoi Damon e Ulësinë për çapkënllëqe. Pastaj i hoqi një vërejtje Çuçit. Zemra i squllej kur shihte Mamicën. “U bë dhe kjo lanetë të më bëjë karshillëk”, i thoshte vetes, “të më tregojë mua arat bashkë me atë Ditëzinë e Bushatlinjve!”

Gotën e mbushur e derdhi Braçe, që do të kantidojë për Bashkinë e Tiranes pa bekimin e Babos, pasi lëshoi një hingëllimë kumbuese: “Ç’i ke, mi, këto emërime? As na pyet, as na bën! Pastaj ankohesh. Mirë, mi, të të bëhet! Na ke thirrë këtu për drekë, as bira, mi, s’na ke qitë! Na tregon ne besën!”

Babua zgurdulloi sytë, këputi mikrofonin me dhëmbë, përmbysi tavolinën, mori një broke dhe gjuajti Braçen. Të gjithë u bënë meit, u strukën, u fshehën, teksa bërtiste e ulërinte:

“Diiil jashtë, dil jashtë… jashtëëë!”

Braçja sokëllinte: “He, mi, lojte nga fiqiri! S’du, mi, s’du! Nuk është pronë e jotja PS dhe qeveria!”

Babua ndiqte me vrap e gulçonte “ si more nuk qenka prone e imja??!!”

Braçja hypi mbi tavolinë, Babua në fund, Braçja në krye, si Tomi me Xherrin !

I fshehur pas bustit të Skënderbeut, Tao, me zë të mbytur, duke u gugatur, thirri:

“5 minuta pushim, 5 min pushim!”

Pas kësaj s’u mblodhën më. Ca morën rrugën për Sauk Kodër, ca u nisën drejt Elbasanit, disa u futën nëpër bodrume!

Vetëm Kostaqi u pa t’i jepte një shami Etildës, që dëneste për pusinë që i zunë  Babos si Musolinit në Gran consiglio naten e 25 Korrikut 1943 !!

“Këto lot”, i tha ai me solemnitet, “e meritojnë në shtator një ministerllëk! Së paku një gjest kalorësie në këto kohë virane!”! Ajo u pergjigj “ Babua dhe Besen , tani Shqiperia do dalë në selamet, kaq ishte karrierat personale jane pesë me hiç” ! Kostaqi u step nga ky idealizem!

Etiketa: babuaBrace

Lajme të lidhura

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban
OP-ED

Fjala e dhënë mbahet ose thyhet! Ndaj pyetja nuk është kush e kërkon Besën, por kush e mban

10:21 - 25/07/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
Para
Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)
Sport

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

14:27 - 25/07/26

Portieri italian Gianluigi Donnarumma i dha fund beqarisë, duke u martuar me Alessia Elefante në një ceremoni të zhvilluar në...

Lexo më shumë
Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

13:57 - 25/07/26
Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

13:35 - 25/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Gjekmarkajt: Grupi i valles me Antonetën e Zeqinenë! Babua e ndiqte me vrap dhe Braçja hipte mbi tavolinë…

13:15 - 25/07/26
Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

12:55 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com