GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme procesin e reformës territoriale, duke miratuar vetëm raportin e mazhorancës në Kuvend.

Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se Partia Demokratike vendosi të marrë pjesë në komision pas kërkesave të qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në këtë proces.

Ai vlerësoi punën e përfaqësuesve demokratë në komision, duke thënë se projekti i hartuar prej tyre parashikonte rritjen e numrit të bashkive dhe krijimin e komunave të reja, në përputhje me ndryshimet demografike dhe nevojat e territorit.

Ndërkohë ai u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë që këtë reformë të rëndësishme, mos e lenë në duart e Ramës.

“Pra, opozita në një përpjekje të jashtëzakonshme, e mbajti parlamentin pesë orë me dy çështje kryesore, reforma territoriale dhe çështja e dytë, kërkesat e protestuesve jashtë parlamentit, të cilët kishin vetëm një kërkesë: nuk përfaqësonin një të vërtetë absolute. Ky parlament dhe këta deputetë të pseudomazhorancës nuk përfaqësojnë qytetarët. Ata përfaqësojnë miliarda e miliarda euro të taksapaguesve të përdorur sipas dokumenteve ndërkombëtare për të ndikuar, për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve. Ata përfaqësojnë grupe terroriste të shpifura të patronazhistëve që sillen si polici politike e votës.

Ata përfaqësojnë kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Ata përfaqësojnë plaçkitjet më të mëdha të pasurisë publike dhe vjedhjet e buxhetit. Përfaqësojnë votën e krimit dhe në asnjë rast, në asnjë rrethanë qytetarët shqiptarë. Ja sepse PD kërkoi me insistimin më të madh shkrirjen dhe përfundimin ditën e enjte të parlamentit shqiptar. Sikundër denoncuam para shqiptarëve dhe mbarë botës aktin e papërgjegjshëm të Edi Ramës të tërheqjes së njëanshme nga reforma territoriale.

Të dashur miq, në krye të radhës kam deklaruar se me Edi Ramën, reformë nuk ka. Por nga ana tjetër jo një apo dy, por dhjetëra dhe qindra e më shumë qytetarë nga të katër anët e vendit, kanë kërkuar që PD të marrë pjesë në komisionin e reformës territoriale për të mbrojtur interesat e tyre në këtë komision. Dhe ne këtë bëmë. Zoti Luçiano Boçi në krye të këtij komisioni nga ana jonë dhe deputetët tanë bënë një punë jashtëzakonisht serioze. Përgatitën me seriozitetin më të madh së bashku me ekspertët e fushës projektin më të mirë të reformës së ardhshme territoriale, ku bashkitë nga 60 jo që nuk zvogëloheshin, por dyfishoheshin.

Në të cilin përveç bashkive shtoheshin dhjetëra e dhjetëra komuna sipas territoreve ku ato është e mundur të ngrihen dhe ndryshimet e thella demografike lejojnë ngritjen e tyre. Pas konsultave të gjera bipartizane, në të cilat qytetarët e të gjithë spektrit politik demaskuan njëzëri reformën e shkuar të Edi Ramës, Edi Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet dhe e votoi në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme raportin e Maznikut, i cili nuk ishte paraqitur në komision.

Pra, ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij,” tha Berisha.

Etiketa: berishaRamaterritoriale

Lajme të lidhura

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona
Aktualitet

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

13:57 - 25/07/26
Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet
Aktualitet

Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

13:35 - 25/07/26
Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e Ramës
Aktualitet

Berisha: Dallga e lëvizjes jo vetëm nuk po shuhet, por po bëhet më tronditëse për regjimin e Ramës

12:40 - 25/07/26
Para
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Gjekmarkajt: Grupi i valles me Antonetën e Zeqinenë! Babua e ndiqte me vrap dhe Braçja hipte mbi tavolinë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)
Sport

Haaland “e djeg” në dasmën e Donnarummës, magjeps të ftuarit me festimin që pushtoi Kupën e Botës (Video)

14:27 - 25/07/26

Portieri italian Gianluigi Donnarumma i dha fund beqarisë, duke u martuar me Alessia Elefante në një ceremoni të zhvilluar në...

Lexo më shumë
Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

Nga minimumi jetik, te dyfishimi i pagave dhe pensioneve, Berisha: Ja tre masat tona

13:57 - 25/07/26
Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

Protesta qytetare / Radio shtetërore franceze: Pavarësisht dhunës shtetërore, “Revolucioni i Flamingove” nuk ndalet

13:35 - 25/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Gjekmarkajt: Grupi i valles me Antonetën e Zeqinenë! Babua e ndiqte me vrap dhe Braçja hipte mbi tavolinë…

13:15 - 25/07/26
Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni dhe mos e lini në duart e rrëmbyesit Rama!

12:55 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com