Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Anthony Joshua-s bënë diferencën.
Ish-kampioni britanik i botës u rikthye nga një raund i parë katastrofik për të fituar me nokaut në raundin e dytë, në një duel dramatik që mbajti në ankth mijëra tifozë në Xhedah dhe miliona të tjerë para ekranit.
Askush nuk e priste atë që ndodhi në tre minutat e para. Prenga hyri në ring pa asnjë kompleks inferioriteti dhe dominoi plotësisht ish-kampionin e botës. Me një seri goditjesh të fuqishme, shqiptari e vuri Joshua-n në vështirësi të mëdha, duke e rrëzuar në tapet disa herë gjatë raundit të parë. Britaniku u shpëtua nga përvoja, këmbëngulja dhe gongu, pasi raundi ishte pa diskutim në favor të boksierit shqiptar.
Arena mbeti e shtangur. Joshua dukej i tronditur dhe për herë të parë pas shumë vitesh u pa në prag të një humbjeje të bujshme. Prenga kontrolloi ritmin, imponoi forcën e tij dhe i dha publikut një demonstrim të nivelit të lartë që kishte arritur.
Kliko këtu për të parë videon e raundit të dytë
gijotina.com/










Discussion about this post