GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pedagogu Lush Susaj në protestë: Shqipëria nuk do të mbetet nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pedagogu Lush Susaj në protestë: Shqipëria nuk do të mbetet nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu Lush Susaj ka folur në protestën e 57-të qytetare para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Susaj përmendi figurën e poetit dhe martirit të demokracisë, Havzi Nela, duke thënë se sakrificat e shqiptarëve nuk harrohen.

Ai u shpreh se pavarësisht vuajtjeve, shqiptarët janë ngritur sërish dhe vijojnë të kërkojnë ndryshim.

“Na vranë, na dogjën, na varfëruan, por prapë jemi këtu”, deklaroi Susaj, duke bërë thirrje që qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe të angazhohen për të ardhmen e vendit.

Susaj: Mirënjohje të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëpunëtorë të protestës së bashkimit dhe të shpëtimit të Shqipërisë. Mirënjohje pafundësisht medias që po bën një punë të mrekullueshme. Nuk doja të merrja fjalën sonte, por kur mbaroi himni kombëtar, më telefonuan bashkëqytetarët dhe bashkëpunëtorët e mi nga qyteti i Kukësit e nga Kollovozi, një qendër e njohur nacionaliste, të cilat më kërkuan diçka shumë… që s’më kishte shkuar mendja.

Ata më kërkuan që të përmendim emrin e martirit të demokracisë, poetit dhe mësuesit, e shkrimtarit Havzi Nela. Ata më thanë që… unë në fakt e dija, por sot nuk e kisha marrë me mend… më thanë që vendimi për ekzekutimin e tij është firmosur me 10 gusht 1988. Kolegë, vëllezër, bashkëqytetarë të Kukësit e vëllezër të gjithë Shqipërisë, Havzi Nelën nuk e harron as Kukësi, as Vlora, as Tepelena, as Kolonja. Nuk e harron kurrë Shqipëria, as raca shqiptare.

Sepse na vranë, e prapë u ringjallëm. Sepse na dogjën, e prapë u ngritëm. Sepse na varfëruan, e prapë jemi këtu. Se unë jam këtu, e këtu do jem denbabaden. Gjersa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri. Dhe po e mbyll.

Po e mbyll, dritë i pastë shpirtin e Havzi Nelës, Ali Asllanit, të gjithë poetëve e martirëve të Shqipërisë. Respekt e mirënjohje për familjen Nela, për Kollovozin e për të gjithë nacionalizmin e Kukësit e të gjithë Shqipërisë. Dhe po ju kujtoj tani katër vargje sepse e varën bastardët e komunizmit Havzi Nelën. Poetin e nderuar.

Ai shkruante: “Eni ju o motra, eni ju o gra, Eni ju o vasha, që dini me qa, Eni ju reçjanka, vajtimtare n’za, Eni t’marrim vajin, sot hije na ka, me kujë e vaj ta vajtojmë këtë nënë, që horrat e kombit e kanë shtirë nën këmbë.” Nuk ka për të ndenjur asnjë minutë më Shqipëria nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit. Këtë gjë mësojeni. Mësojeni sa më parë. Bëhuni pjesë e zgjidhjes e mos e zhysni veten dhe pasardhësit tuaj në krime më të mëdha e në belara më të mëdha. Zoti ju nderoftë, Zoti qoftë me ju e me Shqipërinë! Rroftë BE! Rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 

Etiketa: fjalimLush Susajpedagogproteste

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!
Aktualitet

Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

22:16 - 26/07/26
Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike
Aktualitet

Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

21:24 - 26/07/26
Protestuesi hedh akuzën e fortë: Rama na sulmoi me çetnikë serbë, para Parlamentit nuk ishin policë shqiptarë
Aktualitet

Protestuesi hedh akuzën e fortë: Rama na sulmoi me çetnikë serbë, para Parlamentit nuk ishin policë shqiptarë

21:00 - 26/07/26
Para
Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!
Aktualitet

Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

22:16 - 26/07/26

Është mbyllur pasditen e kësaj të diele protesta e 57-të e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit përsëritën...

Lexo më shumë
Pedagogu Lush Susaj në protestë: Shqipëria nuk do të mbetet nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit

Pedagogu Lush Susaj në protestë: Shqipëria nuk do të mbetet nën këmbët e horrave dhe hajdutëve të kombit

21:44 - 26/07/26
Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

Sazan Guri: Ky është një proces historik! Do të rrimë këtu derisa të kthejmë çdo pasuri publike

21:24 - 26/07/26
Protestuesi hedh akuzën e fortë: Rama na sulmoi me çetnikë serbë, para Parlamentit nuk ishin policë shqiptarë

Protestuesi hedh akuzën e fortë: Rama na sulmoi me çetnikë serbë, para Parlamentit nuk ishin policë shqiptarë

21:00 - 26/07/26
Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:42 - 26/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com