Ka ndërruar jetën shtetasi nga Kosova, i cili u përplas nga një kamion brenda në ambientet e portit të Durrësit paraditen e sotme.
Aksidenti ndodhi në hyrje të skanerit, ndërsa i aksidentuari ndërroi jetë disa orë më pas në spitalin e Durrësit.
Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, aksidentoi shtetasin këmbësor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues ne Kosovë, i cili punonte si shofer kamioni.
Viktima mësohet se ishte shqiptar nga Kosova.










Discussion about this post