GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, si edhe të pandehurit e tjerë në dosjen që lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, për t’u paraqitur pranë organit të akuzës të shoqëruar nga avokatët e tyre.

Procesi ka nisur këtë të mërkurë me paraqitjen e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai mbërriti në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderaj, si dhe nga një efektiv policie.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se ende nuk është e qartë nëse të pandehurve do t’u komunikohet zgjatja me tre muaj e afatit të hetimeve për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, apo nëse bëhet fjalë për një tjetër veprim procedural në kuadër të çështjes.

Në listën e personave të thirrur është edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, çka ka ngritur dyshime se SPAK mund të ketë regjistruar një procedim të ri penal ose të jetë drejt komunikimit të akuzave të reja ndaj zyrtarëve nën hetim.

Organi i akuzës nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi natyrën e këtyre veprimeve procedurale.

Kujtojmë se, pasi Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte zgjeruar hetimet ndaj saj edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në kuadër të këtij hetimi u sekuestrua edhe një vilë në Dhërmi, e regjistruar në emër të ish-futbollistit Igli Tare, për të cilën SPAK dyshon se është pronë e fshehur e Ballukut.

Etiketa: avokatBallukuSpak

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarri masiv në kodrat me ullishte në Kreshpan të Fierit, banorët: Mund të jetë i qëllimshëm

19:54 - 28/09/26
Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus
Aktualitet

Rregullorja e re përçan gjyqtarët/ Kreu i GJKKO mbledh kolegët, por ende nuk arrihet një konsensus

15:33 - 28/09/26
Operacioni “Barriera”/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona
Aktualitet

Operacioni “Barriera”/ Zbulohen gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, në pranga tetë persona

15:19 - 28/09/26
Para
Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Erald Noj: Studentët të bashkohen masivisht, nga ky shesh do të dalin liderët e republikës
Breaking Views

Aktivisti Erald Noj: Studentët të bashkohen masivisht, nga ky shesh do të dalin liderët e republikës

20:32 - 28/09/26

Në protestën e 121 kundër kryeministrit Edi Rama, aktivisti Erald Noj bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen nga çdo anë...

Lexo më shumë
I riu “shpërthen” në protestë: Rama jep dorëheqjen! Të duam në burg

I riu “shpërthen” në protestë: Rama jep dorëheqjen! Të duam në burg

20:26 - 28/09/26
Revolta e 121/ Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike, ja kërkesat e panegociueshme

Revolta e 121/ Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike, ja kërkesat e panegociueshme

20:21 - 28/09/26
PS rrëzon “hartën” e PD, nuk miratohet në Kuvend propozimi për ndarjen me 100 bashki

PS rrëzon “hartën” e PD, nuk miratohet në Kuvend propozimi për ndarjen me 100 bashki

20:06 - 28/09/26
Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë

20:01 - 28/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com