GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zjarret dogjën rreth 16,180 hektarë pyje dhe kullota në Shqipëri gjatë periudhës janar-tetor 2025, ndërsa fatura e përllogaritur arriti në 7.19 miliardë lekë. Kjo vlerë mbulon vetëm humbjen e lëndës drusore dhe nuk përfshin koston për ripyllëzimin, rigjenerimin e tokës, dëmin në biodiversitet, bimët mjekësore, bujqësi, blegtori dhe infrastrukturë. Për pasojë, kostoja reale ekonomike dhe mjedisore e zjarreve është më e lartë.

Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis 2025, nga strukturat përgjegjëse në bashki dhe zonat e mbrojtura u raportuan gjithsej 346 raste zjarri. Flakët përshkuan 33,524.645 hektarë, prej të cilëve 16,179.97 hektarë rezultuan të djegur. Agjencia Kombëtare e Mjedisit e rendit vitin 2025 si vitin e dytë më të rëndë për zjarret pas vitit 2017, me sipërfaqe të djegur pothuajse dyfishin e regjistruar në vitet 2021-2024.

Nga totali, 282 raste u raportuan në fondin pyjor dhe kullosor të administruar nga bashkitë, ndërsa 64 raste prekën fondin shtetëror brenda zonave të mbrojtura. Vetëm në zonat e mbrojtura u dogjën rreth 1,205 hektarë dhe dëmi u vlerësua në 54.9 milionë lekë.

Zjarret shkatërruan 128,597.8 metra kub material drusor. Nga kjo sasi, 25,634 metra kub klasifikohen nga raporti si material i djegur, por ende i përdorshëm. Llojet kryesore të prekura ishin pisha, ahu dhe dushku, ndërsa dëmet më të mëdha u konstatuan në zonat me pishë, për shkak të ndezshmërisë së halave dhe rrëshirës dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.

Fatura nuk përfshin rehabilitimin e zonave të djegura

Vlera kombëtare e dëmit që jepet në raport kap shifrën e rreth 7,186,335,000 lekëve. Megjithatë, përllogaritja është kryer vetëm mbi humbjen e materialit drusor, duke përdorur çmimet dhe tarifat e miratuara për produktet pyjore.

Në këtë faturë nuk është përfshirë kostoja që do të kërkohet për ripyllëzimin e sipërfaqeve, rigjenerimin e tokës, rikthimin e habitateve, dëmtimin e bimëve mjekësore dhe eterovajore, si dhe pasojat mbi fermat, bagëtitë dhe infrastrukturën lokale.

Përmasën e dëmit e tregon edhe krahasimi me fondet e shpenzuara për pyjet. Raporti evidenton rreth 113.1 milionë lekë investime në fondin pyjor dhe kullosor gjatë vitit 2025, nga të cilat 27.1 milionë lekë për pyllëzime. Dëmi i llogaritur nga zjarret ishte rreth 63 herë më i madh se të gjitha investimet vjetore në këtë sektor dhe rreth 265 herë më i lartë se fondi për pyllëzimet.

Në total u pyllëzuan rreth 103.5 hektarë dhe u mbollën 199,100 fidanë. Sipërfaqja e pyllëzuar gjatë vitit përbën më pak se 1% të rreth 16,180 hektarëve që u dogjën.

Vlora mban pjesën më të madhe të dëmit

Vlora paraqitet në raport si qarku më i goditur, me 36 raste zjarri, mbi 10 mijë hektarë të raportuar si të djegur dhe një dëm ekonomik prej rreth 3.89 miliardë lekësh. Vetëm ky qark mban më shumë se gjysmën e faturës kombëtare të përllogaritur.

Pas Vlorës renditet Gjirokastra, me rreth 1,934 hektarë të djegur dhe 791 milionë lekë dëme. Elbasani regjistroi 1,028 hektarë të djegur dhe rreth 336 milionë lekë dëme, ndërsa Berati 783 hektarë dhe 11.4 milionë lekë.

Në nivel bashkish, Finiqi paraqitet me faturën më të lartë, rreth 3.59 miliardë lekë. Gjirokastra pason me 790 milionë lekë, Hasi me 728.8 milionë lekë, Lezha me 452.5 milionë lekë dhe Klosi me 394.8 milionë lekë. Tabela evidenton edhe dëme të larta në Gramsh, Elbasan, Vlorë dhe Vau i Dejës.

Shkaku mbetet i panjohur për shumicën e rasteve të klasifikuara

Raporti e lidh përhapjen e zjarreve me kombinimin e temperaturave të larta, thatësirës së zgjatur dhe erërave të forta me aktivitetet njerëzore, si djegia e mbetjeve bujqësore, hapja e kullotave të reja, hedhja e cigareve dhe pastrimi i sipërfaqeve me zjarr.

Ndër shkaqet e mundshme përmenden edhe defektet në linjat elektrike, shkëndijat nga mjetet motorike dhe zjarrvëniet e qëllimshme të lidhura me konflikte pronësie, pastrim të paligjshëm të tokës ose interesa për zhvillim urban.

Megjithatë, institucionet nuk kanë arritur të përcaktojnë origjinën e pjesës më të madhe të rasteve të përfshira në tabelën e shkaqeve. Nga 175 raste të klasifikuara, 150 figurojnë me shkak të panjohur, 20 si zjarre njerëzore të paqëllimshme, tri të qëllimshme dhe vetëm dy me shkak natyror të njohur./ekofin.al

 

Etiketa: demezjarre

Lajme të lidhura

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin
Aktualitet

Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

13:10 - 29/07/26
SPAK zgjat me 3 muaj afatet e hetimit për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun
Aktualitet

SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

12:57 - 29/07/26
Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!
Aktualitet

Aktivisti Gent Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori një palaço polic!

12:38 - 29/07/26
Para
Kapen me 30 kg kokainë, vihen në pranga shqiptari dhe italiani

‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të tij 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve
Botë

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

14:47 - 29/07/26

Qeveria italiane ka ulur përkohësisht me 17 cent për litër taksat mbi naftën për të zbutur presionin nga rritja e...

Lexo më shumë
Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime me kombëtaren ka përfunduar, dhashë gjakun për atë fanellë

Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: Koha ime me kombëtaren ka përfunduar, dhashë gjakun për atë fanellë

14:25 - 29/07/26
Kthehet në normalitet trafiku detar në Gjirin Persik, 20 anije përshkojnë pa probleme Ngushticën e Hormuzit

Krizë në Gjirin Persik, Irani e hedh poshtë planin e Omanit për Ngushticën e Hormuzit

14:01 - 29/07/26
Kapen me 30 kg kokainë, vihen në pranga shqiptari dhe italiani

‘Më jep paratë ose do vdesësh’/ I mori mikut të tij 30 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

13:45 - 29/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com