GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nderoi heroin Tahir Sinani,  komandantin e UÇK-së që ra për çlirimin e Kosovës, vetëm pak kohë pasi në Shqipëri, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mënyrë të turpshme përdori figurën e dëshmorit për të sulmuar protestën qytetare që tashmë prej 2 muajsh rresht kërkon largimin e qeverisë Rama.

Këtë të mërkure në Prishtinë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani  që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se është e para e organizuar nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga qeveria.

Në fjalën e tij Kurti tha se gjeneral Tahir Sinani ishte një nga luftëtarët më të spikatur të çështjes kombëtare i cili mori pjesë në disa nga betejat me të lavdishme që do t’i bënin shqiptarët në historinë e tyre moderne.

“Luftëtari i paepur i lirisë. Pasi të përfshihej edhe vetë ai në zemër të luftës. Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi t’i mbivendosej zinxhirit komandues të ushtarëve që i kishte trajnuar vetë. Duke këmbëngulur që fillimisht ta kalonte një sprovë personale përballjen e parë me forcat armike serbe. Dhe mu kështu edhe ndodhi. Vite më pas kur Tahir Sinani nuk do të ishte më i gjallë mes bashkëluftëtarëve, njëri prej tyre, Rexhep Selimi, i mirënjohur edhe për kreativitetin e tij të shumanshëm artistik, do ta përkthente këtë akt të Tahir Sinanit në një poezi që do të kompozohej në një këngë e që natyrshëm e kemi përfshirë edhe sot në këtë akademi. Angazhimin e tij në luftën e Kosovës, Tahir Sinani e përmbylli duke qenë në detyrën e komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, teksa në ditët e çlirimit të Kosovës, ai hyri triumfalisht në Prizren në krye të ushtarëve të tij”, tha Kurti.

Ndërkohë pak ditë më parë, (qershor 2026) kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në vazhdën e sulmeve ndaj protetuesve, cilësoi si mercenar të paguar komandantin e UÇK-së, Heroin e Kombit, Tahir Sinani. Kjo akuzë e Taulant Ballës ngjalli reagime në Kosovë të cilët e cilësuan si akt paturpësie.

Në Akademinë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies të komandantit Tahir Sinani, foli edhe ish-bashkëluftëtari i Tahir Sinanit, Sadik Halitjaha, i cili tha se Tahir Sinani mund të krahasohet me heronjtë epikë të kombit shqiptar.

“Ai ishte gjenetikisht stërnip i Mic Sokolit dhe ishte gjak shqiptari. Siç e thoshte edhe vetë: ‘Unë nuk munda të rri e të bëj sehir e të vriteshin vëllezërit e mi në Kosovë’. U përpoq të takojë njerëz nëpër qendrat e trajnimeve në veri të Shqipërisë dhe ra në kontakt me qendrën e furnizimeve të UÇK-së dhe me komandantin e përgjithshëm Azem Syla. Aty mori instruksionet dhe urdhrin për të hyrë në Kosovë. Në Kosovë hyri me një grup jo të madh shumë të ushtarëve që t’i krijojë një perimetër të sigurisë, por ai sigurinë e kishte në zemër dhe në shpirt, pasi e kishte automatikun në dorë. Hyri me Ruzhdi Kryeziun dhe disa shokë të tjerë me përvojë lufte”, tha ai.

 

Etiketa: KurtiRamaSinani

Lajme të lidhura

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com