GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërkesën e presidentit Trump. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se PD nuk ka dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Edi Ramës.

Sipas tij, Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese dhe për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. Lideri i opozitës shtoi se kryetari i Parlamentit urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.

Berisha: Dua të sqaroj opinionin. Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare.
Edhe njëherë dua të qartësoj, absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë.

Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s. Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.

Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën. Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues. Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë.

Etiketa: berishamarreveshje

Lajme të lidhura

4 çekët në uzinën e Poliçanit, policia: 2 gratë u kapën me aparat fotografik, burrat…
Aktualitet

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

14:46 - 30/07/26
A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij
Aktualitet

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

13:34 - 30/07/26
“Askush nuk është mbi ligjin”/ Mesazhi i kryeprokurorit të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Kreu i SPAK: Në 6 muajt e fundit kemi hetuar 16 zyrtarë të lartë dhe sekuestruar 440 mln Euro në prona

13:07 - 30/07/26
Para

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtarisht i falimentuar, merr fund historia 114-vjeçare e klubit ku luajtën Baggio, Pirlo dhe Guardiola
Sport

Zyrtarisht i falimentuar, merr fund historia 114-vjeçare e klubit ku luajtën Baggio, Pirlo dhe Guardiola

15:04 - 30/07/26

Brescia Calcio ka shpallur zyrtarisht fundin e saj. Gjykata e Brescias ka nxjerrë vendimin për falimentimin e klubit historik italian,...

Lexo më shumë
4 çekët në uzinën e Poliçanit, policia: 2 gratë u kapën me aparat fotografik, burrat…

Kultivoi bimë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Poliçan

14:46 - 30/07/26

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

13:59 - 30/07/26
A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

13:34 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com