GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar ndaj marrëveshjes në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Bujanoc, duke e cilësuar krahasimin mes dy rasteve si të pajustifikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko shprehet se një konsullatë serbe në Shkodër do të kishte “më shumë rëndësi se vetë minoriteti”, duke vënë në dukje numrin e vogël të serbëve që jetojnë në zonë.

Sipas tij, situata nuk mund të krahasohet me hapjen e një konsullate shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht nga shqiptarë.

“Kundrejt hapjes së konsullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës. Krahasimi është më shumë se një ironi. Lugina e Preshevës është një vazhdimësi territoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë”, shkruan Majko.

Ai thekson gjithashtu se konsullata shqiptare në Bujanoc nuk kalon përmes Kosovës, ndërsa për të arritur në Shkodër nga Serbia ndërmjetësohet territori i Malit të Zi.

Në reagimin e tij, Majko argumenton se Shqipëria e ka trajtuar këtë marrëveshje si një procedurë standarde diplomatike, ndërsa, sipas tij, Serbia e sheh atë në një kontekst më të gjerë politik dhe gjeopolitik.

“Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard. Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër. Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, përfundon ish-kryeministri.

gijotina.com/

Etiketa: konsullata e SerbiseKryesore1

Lajme të lidhura

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aktualitet

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike
Aktualitet

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26
Para
Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë
Aktualitet

Rëndohet situata nga zjarri në Shkozet/ Bllokohet aksi Plepa-Durrës, zjarrfikëset mbeten pa ujë

17:44 - 30/07/26

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët e qarkullimit, për shkak të situatës së rënduar nga zjarri masiv...

Lexo më shumë
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

Zjarri në Shkozet shkakton kaos në Durrës, lë gjysmën e qytetit pa energji elektrike

17:18 - 30/07/26
Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

Arbitri slloven tregon si u soll Leo Messi në finalen e Botërorit

16:55 - 30/07/26
Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

Pandeli Majko kritikon marrëveshjen për konsullatën e Serbisë në Shkodër

16:41 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com