Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë në Greqi.
Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në autostradën kombëtare pranë zonës së Kolymbarit, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, 28 dhe 34 vjeç, ka dalë nga rruga në rrethana që ende nuk janë sqaruar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.
Si pasojë e përplasjes, të dy të rinjtë kanë pësuar plagë fatale. Ata u transportuan me ambulancë në Spitalin e Hanias, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.










Discussion about this post