Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit te Genoa, pasi klubi italian ka arritur marrëveshjen me Al Ittihad për huazimin e futbollistit me të drejtë blerjeje.
22-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Daniele De Rossi, duke nisur kështu aventurën e tij të parë në elitën e futbollit italian, konfirmuar kjo edhe nga gazetari Fabrizio Romano.
Genoa e kishte vendosur Mitajn në krye të listës së dëshirave për krahun e majtë të mbrojtjes, duke e preferuar përpara Antonino Gallos të Lecces dhe Bradley Lockos të Brestit. Klubi nga Liguria arriti gjithashtu të fitojë garën me Porton, një nga klubet portugeze që kishte shfaqur interes për shqiptarin.
gijotina.com/










Discussion about this post