GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD akuzon qeverinë se ka punësuar 100 persona me kontrata të përkohshme pa garë dhe pa konkurs. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi tha se emrat kanë qenë të përzgjedhur paraprakisht.

“Me VKM nr. 582 janë shtuar 100 vende pune me kontrata të përkohshme pesëmujore. Vendet nuk janë shpallur publikisht, nuk ka pasur asnjë konkurrim dhe asnjë kriter të bërë publik. Emrat kanë qenë gati përpara vendimit të Këshillit të Ministrave”, thotë ai.

Ai pretendoi se kontratat pesëmujore synojnë të ndikojnë te të rinjtë që po marrin pjesë në protestat kundër qeverisë.

Nënkryetari demokrat tha se të rinjtë meritojnë punësim me konkurrim të hapur dhe meritokraci, jo vende të përkohshme pune të lidhura me interesa politike.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi:

Sot dua të bëj publik një denoncim të ardhur nga brenda administratës shtetërore. Me VKM nr. 582, datë 22 korrik 2026, qeveria ka shtuar 100 vende pune me kontrata të përkohshme pesëmujore, të gjitha me një emërtesë të vetme: ‘Specialist arkivi’. Vendet nuk janë shpallur publikisht. Nuk ka pasur asnjë konkurrim. Nuk ka pasur kritere të bëra publike. Ndërkohë, emrat kanë qenë gati përpara vendimit të këshillit të ministrave.

VKM-ja u miratua më 22 korrik dhe efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Por kur u përzgjodhën 100 emrat, si u përzgjodhën kur vendet nuk u shpallën dhe nuk pati asnjë konkurs?

100 emrat e paracaktuar janë të rinj, mes tyre edhe studentë që ende nuk kanë mbaruar Bachelor-in. Profile nga ekonomia, drejtësia, mjekësia, psikologjia, agronomia. Shumë profesione të ndryshme, por me qëllimin e qeverisë për të pasur një specialitet të vetëm: besnikërinë.

Pra, për ta thjeshtuar: nuk janë hapur vendet për t’u zgjedhur kandidatët. Janë zgjedhur emrat, dhe pastaj është përgatitur vendimi për t’i punësuar.

Këta të rinj nuk kanë faj që dikush u premtoi një vend pune. Fajin e ka ai që ndërton skema të tilla dhe tregon edhe njëherë se çfarë mendon për të rinjtë, dhe se si i trajton për interesat e tij.

Vendimi vetë ngre pyetje që nuk u gjendet asnjë përgjigje e ndershme. Çfarë pune arkivi kërkon njëqind veta për pesë muaj? Pse paguhen nga dhjetë institucione të ndryshme, kur të gjithë, sipas vetë vendimit, në pikën 2, punojnë në një vend të vetëm, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave? Përgjigjja dihet: kur një shpenzim copëtohet nëpër dhjetë buxhete, asnjë shifër s’duket e madhe dhe asnjë sy publik s’e kap dot të plotë. Kjo është teknikë fshehjeje. Dhe për këtë do duhet të jetë e vëmendshme dhe KLSH.

Një detaj që flet vetë është fakti se efektet financiare fillojnë më 1 gusht. Pikërisht kur të rinjtë janë në shesh. Dhe ky është thelbi. Kjo nuk është thjesht shkelje ligjore, por një operacion i mirëfilltë politik. Rama nuk po punëson arkivistë. Po përpiqet të blejë heshtjen e të rinjve me të gjitha mënyrat, pikërisht kur një brez i tërë i është kundërvënë në rrugë, me qellimin e vetem për të arkivuar revoltën më të madhe të tre dekadave të fundit.

Rama po përdor dy duar kundër të rinjve: me njërën u jep kërbaçin në shesh, me tjetrën u tund kontrata pesëmujore, me shpresën se do t’i blejë, t’i përçajë dhe të minojë protestën. Ne thelb kjo eshte vetem nje nga shume format qe ai perdor per minimin e protestes. Nuk do ja dale! Te rinjte nuk mashtrohen.

Nuk u jep një të ardhme, siç nuk e ka bërë në asnjë nga vitet e sundimit të tij. U jep vetëm pesë muaj. Nuk u jep meritokraci. U jep një vend të përkohshëm në një listë, për aq kohë sa t’i shërbejë interesit të tij.

Nuk u garanton liri. U kërkon heshtje.

Përtej denoncimit, unë sot dua t’u flas pikërisht të rinjve, edhe atyre 100 emrave në listë.

Ju nuk jeni problemi. Ju jeni prova e problemit real: në këtë vend, edhe puna e parë e një të riu duhet të kalojë nga dora e partisë. Edhe i riu i saposhkolluar duhet të përdoret nga kjo qeveri, ndryshe rruga e vetme për të është blerja e një bilete pa kthim. Kjo është fyerja, jo nga ne, nga ata që këtë e kanë ndërtuar model sundimi.

Ekziston një rrugë tjetër dhe këtë e themi me përgjegjësi e garanci. Punë që fitohet me konkurs të hapur, ku CV-ja vlen më shumë se telefonata, apo interesat politike e elektorale. Një ekonomi ku biznesi i vogël dhe sipërmarrësi i ri nuk mbyten nga taksat e nga miku i pushtetit që fiton çdo tender. Pagë që nuk ta ha inflacioni, se ekonomia bazohet te prodhimi, inovacioni, konkurrenca, arsimi, jo te fasadat, koncertet, narkotrafiku e listat elektorale. Dhe një shtet ku nuk të duhet askush ‘i fortë’ pas krahëve për të ecur përpara.

Kjo është zgjedhja e vërtetë përpara rinisë shqiptare. Jo ‘pesë muaj me Ramën ose dëbim’, por një vend ku e ardhmja jote nuk varet nga asnjë parti, përveç aftësive të tua.

Rama mendon se rinia blihet me pesë muaj punë. Mendon se taktika të tilla do shuajnë qëndresën heroike të të rinjve shqiptarë për mbi dy muaj. Rinia shqiptare nuk shitet. Por do ta ndryshojë vetë këtë vend, duke i dhënë një mësim të mirë atyre që tentojnë të tallen me të.

gijotina.com/

Etiketa: konkurspunesimet

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com