GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se përveç vështirësive për të marrë shërbime, do ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e zonave të tyre.

Klosi do ‘autonomi’: Bashkimi me Matin do ndalë zhvillimin

Punonjësit e bashkisë së Klosit bojkotuan punën për disa momente këtë paradite, në shenjë proteste kjo kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit të Klosit me Matin.

“Mirë na e bën Edi Rama, na e ka prerë biletën e varrimit dhe qytetarët janë të frikësuar të kërkojnë të drejtën e vetë. U bë Rruga e Arbrit, tani duhet të shkojmë prapë nga Shkopeti. Me 3 mijë lekë të vjetra unë shkoj në Tiranë jo të shkojë në Burrel të paguaj taksat”, thotë një qytetar.

Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Bashkia Klos duhet të funksionojë meqë dhe parametrat janë në rritje. Kam frikë se me bashkimin me Matin do preket dhe arsimi, do të ketë ndikim edhe në shpopullim, do të jetë më keq. Ata e kanë menduar për mirë ndoshta, por ne nuk kemi më shpresë, sidomos të rinjtë për të jetuar këtu”, thotë një tjetër

“Më mirë të na çojnë me Tiranën. Ne nuk do marrim pjesë në votime nëse këta na bashkojnë me Burrelin, nuk kemi asnjë leverdi me Burrelin. Kjo është lojë që bënë dy partitë bashkë”, thekson një banor.

“Klosi nuk është thjesht një territor në hartë. Bashkia Klos përbëhet nga 4 njësi administrative. Ekziston rreziku që vendimmarrja të përqendrohet larg qytetarëve të Klosit, duke e bërë më të vështirë zgjidhjen e problemeve të përditshme. Në vitet e fundit Bashkia Klos ka realizuar investime të ndryshme në infrastrukturë, ujësjellës, arsim dhe shërbime publike, investime që tregojnë se bashkia është në gjendje të zhvillojë dhe ofrojë shërbime për qytetarët e saj. Një bashkim i tillë mund të zbehë komunitetin tonë. Ne kërkojmë që Klos të mbetet njësi e pavarur e qeverisjes vendore”, thotë një qytetare

Patosi bashkohet me Fierin, qytetarët kundër: Harta e re një ‘gafë’

Qytetarët e Patosit kundërshtuan mundësinë që bashkia e tyre të shkrihet në një me Fierin

“Qytetit të naftës dhe intelektualëve nuk meriton t’i preket identiteti dhe dinjiteti”, thonë  ata duke kërkuar nga qeveria që të heqë dorë nga çdo plan që prek bashkinë e tyre.

Sipas banorëve çdo ndryshim i statusit administrativ të Patosit do të ndikonte negativisht në zhvillimin e qytetit dhe në përditshmërinë e tyre pasi do t’i vështirësonte marrjen e shërbimeve.

“Është një bashki e madhe që nuk i bie radha kurrë, jo Patosit, por as rrethinave që tu ofrojnë shërbim”, thekson një qytetar.

Edhe votues tradicionalë të Partisë Socialiste i kanë konsideruar “gafë” ndryshimet e parashikuara nga Reforma e re Territoriale.

“Qyteti i Patosit ka qenë gjithmonë pro Partisë Socialiste dhe nuk e prisnim ne qytetarët e Patosit të na ndëshkonte Partia Socialiste kështu” , thotë një banor

“Jam me qeverinë dhe do votoj sa të jem gjallë për Partinë Socialiste, kjo është gafa më e rëndë për mua”, shprehte një qytetar.

Bashkia e Selenicës ikën në Vlorë, banorët: Fshatrat do braktisen

Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës nuk do të ekzistojë më, pasi do të bashkohet me Vlorën.

Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, duke thënë se shkrirja me Vlorën do të sjellë vetëm vështirësi.

Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet.

“Unë dhe këtu që është bashkia, ka probleme që mezi zgjidhen jo më të shkojmë në Vlorë”, thotë një tjetër

Banorët e përshkruajnë Selenicën si një qytet historik, teksa thonë se largimi i bashkisë do të stimulojë më tepër braktisjen e zonës.

“Turpi më i madh është që do heqin bashkinë e Selenicës. Me këtë që po bëjnë po thonë që largohuni se nuk jetoni dot më. Një gjë të ndodhë, të ndrydhësh dorën do shkosh në Vlorë. Këtu ka mbetur vetëm brezi i tretë, këtu dalin 30 veta paradite, 15 vete mbasdite, mbaroi Selenica. Edhe këta do ikin, të mbledhim mendjen ”, shprehet një banor i Selenicës.

Sipas banorëve, nuk mund të fshish nga harta një bashki e cila në territorin e saj ka 47 fshatra dhe mijëra banorë që jetojnë në to.

“Janë 47 fshatra, do bëhemi ne një qendër si dikur fshat, që ka ardhur gjyshi im këtu”, thotë një banor. /Report TV

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1reforma territoriale

Lajme të lidhura

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin
Aktualitet

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
Para
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë 'Made in Albania'”, Rama: Kemi bërë porosinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës. Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë...

Lexo më shumë
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

Radhë kilometrike të makinave në Morinë, qytetarët presin në temperatura të larta të kalojnë kufirin

18:05 - 31/07/26
“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com