Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si të pabesë dhe kërkoi dorëheqjen e tij sa më parë.
Ai bëri edhe një analogji, duke e krahasuar me Hamza Kastriotin dhe si tradhtar të vendit.
“Edi Rama është kufomë. Edi Rama i pabesë, patriotët janë në shesh. Do i hamë edhe një vjetorin pas të tretave, të shtatave, të 40-ve. Rama besë nuk ka, se Vuçiç e ka vëlla. Ai është Hamza Kastrioti, Haxhi Qamili dhe Esat Pasha. Keqja ka emër, Rama ik”, tha ai në fjalën e tij.
Ai ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se, sipas tij, qeveria i ka “orët e numëruara”.
Protestuesi nga diaspora e cilësoi godinën e Kryeministrisë si “kështjellë të krimit dhe tradhtisë”, ndërsa përdori krahasime historike për kryeministrin.
“Pas nesh është kështjella e krimit, e tradhtisë. Regjimi i Edi Ramës i ka orët e numëruara. Edi Rama është një kufomë politike. Ai është Hamza Kastrioti. Dikur zonja Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por ai nuk krahasohet me Ismail Qemalin, është Haxhi Qamili”, u shpreh protestuesi.










Discussion about this post