Ditën e sotme, e diel, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Është ky parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 37 gradë celcius në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Berat.
Era me drejtim juglindje – jugperëndim 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri ne 14m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.










Discussion about this post