Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, kërkon që SPAK të veprojë lidhur me atë që e konsideron si krim të rëndë me Portin e Durrësit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se vetë miku i Edi Ramës, Alabar, pranoi se projekti i Portit të Durrësit ishte i nxituar dhe një gabim.
Këlliçi thekson në statusin e tij, se vetë Alabar paralajmëron dështimin.
“Ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë’, shkruan Këlliçi.
Statusi i Këlliçit
Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?!
Miku i Edi Ramës Alabar, që mori falas 80 hektarë truall në portin e Durrësit, qenka shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim. Alabar paralajmëron kështu dështimin!
Në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës, vjen një tjetër konfirmim se Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private.
Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë.
Pra Edi Rama e trajtoi nyjen më të rendesishme tregtare dhe strategjike të kombit, sikur ta kishte kopshtin e tij në Surrel.
Deri tani, miku i Kryeministrit nuk ka investuar asnjë qindarkë. Aty janë hedhur rreth 60 milionë euro të marra nga qytetarët shqiptarë me kontratë porosie.
Janë bërë disa godina që u zhytën 18 centimetra, çka hodhi dyshime mbi cilësinë e punimeve.
Edi Rama fali një pronë kaq të çmuar duke e ndëshkuar Shqipërinë, duke e rrezikuar ta lërë pa port.
Pra kemi të bëjmë me disa krime të rënda.
Çfarë pret SPAK për ta marrë të pandehur e për ta vënë para përgjegjësisë, autorin e kësaj afere, që është Edi Rama?!










Discussion about this post