Kriza në FIFA po thellohet çdo ditë e më shumë. Federata Angleze e Futbollit (FA) pritet t’i dërgojë një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke i tërhequr zyrtarisht mbështetjen, pas polemikave të shkaktuara nga plani i dështuar për të shitur aksione të kompeticioneve të FIFA-s te investitorë privatë.
Lëvizja e FA-së vjen në një moment kur UEFA ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj FIFA-s, ndërsa Federata e Uellsit ka bërë publike gjithashtu tërheqjen e mbështetjes për kandidaturën e Infantinos për një mandat të ri.
Në qendër të debatit është projekti FIFA Forward Enterprise (FFE), një strukturë komerciale përmes së cilës FIFA synonte të administronte aktivitetet e saj kryesore, duke u dhënë mundësi investitorëve privatë të blinin aksione pakice.
Sipas raportimeve, UEFA i ka kërkuar FIFA-s të ruajë të gjithë dokumentacionin që lidhet me këtë projekt dhe po shqyrton mundësinë e nisjes së procedurave ligjore. Ndërkohë, FIFA nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar.
Pavarësisht presionit në rritje nga Europa dhe rajoni i CONCACAF, Infantino vazhdon të ketë mbështetjen e disa federatave, mes tyre Katari, Libani, Kuvajti dhe Sri Lanka. Megjithatë, nëse sigurohen 19 vota nga 37 anëtarët e Këshillit të FIFA-s, mund të thirret një mbledhje emergjente ku do të diskutohej edhe e ardhmja e presidentit zviceran.










Discussion about this post