Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme , në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Në përfundim të procedurës, ajo foli shkurt për mediat teksa u pyet për deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili deklaroi më herët se disa zyrtare ose ish-zyrtare po përdorin shtatzëninë si mënyrë për të shmangur masat e arrestit.
Kryemadhi iu përgjigj me tone ironike, duke thënë se për veten e saj një gjë e tillë është e pamundur.
“Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel,” tha ajo, duke shtuar se deklaratat e tilla mund të jenë si thashetheme, por në disa raste edhe të vërteta.
“Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnje, është një gjë e mirë. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet,” u shpreh Kryemadhi.










Discussion about this post