Një çift bashkëshortësh në Vorë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtrimi i vazhdueshëm i dhunës psikologjike në familje e ka shtyrë vajzën e tyre 15-vjeçare të hidhej nga një lartësi pranë banesës.
Adoleshentja u transportua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, mësohet se babai i saj kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për një tjetër rast të dhunës në familje.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, policia nuk ka mundur ende të marrë dëshminë e 15-vjeçares.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se ngjarja lidhet me konfliktet e vazhdueshme dhe mosmarrëveshjet brenda familjes.










Discussion about this post