Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar pasditen e sotme në Korçë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë 1 person për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky person ka dëmtuar derën e banesës së komshijes së tij K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post