GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-ministri socialist nxjerr blof Ramën, Ditmir Bushati: Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së për shkrirjen e bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet reforma e re territoriale, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë kërkesë e Bashkimit Europian për shkrirjen e bashkive dhe se debati po devijohet nga thelbi i problemit.

Në një reagim publik, Bushati shprehet se në Shqipëri është kthyer në praktikë që çdo vendim të etiketohet si “kërkesë e BE-së”, ndërsa thekson se Bashkimi Europian kërkon forcimin e demokracisë vendore, rritjen e kompetencave dhe burimeve financiare të pushtetit lokal, jo ndryshimin e numrit të bashkive.

Sipas tij, pas reformës territoriale të vitit 2015 bashkitë u zgjeruan, por kompetencat e tyre u tkurrën, ndërsa raporti mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor u dobësua.

Bushati kritikon faktin se planifikimi urban, administrimi i ujësjellësve, mbetjeve, plazheve dhe aseteve të tjera publike kontrollohen kryesisht nga qeveria qendrore, ndërsa kryetarët e bashkive, sipas tij, trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si përfaqësues të zgjedhur të komuniteteve.

Ai ngre pikëpyetje edhe mbi kriteret e përdorura për shkrirjen e disa bashkive, duke kërkuar transparencë dhe një debat të gjerë publik përpara çdo ndryshimi të kufijve administrativë.

Bushati thekson se bashkitë nuk janë vetëm njësi administrative, por përfaqësojnë identitet historik, kulturor dhe social të komuniteteve. Për këtë arsye, ai vlerëson se qytetarët duhet të konsultohen realisht, madje sugjeron që ndryshime të tilla të rëndësishme të kalojnë edhe në referendum.

Në fund të reagimit, Bushati sjell në vëmendje edhe shembullin e Britanisë së Madhe, duke theksuar se një nga vendimet e para të kryeministrit të ri britanik ishte decentralizimi i pushtetit në favor të bashkive, ndërsa shton se edhe Shqipëria ka nevojë për një reformë që transferon pushtetin nga qendra te komunitetet lokale.

POSTIMI I PLOTE

Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, e madje të thuhet se ‘është kërkesë nga BE-ja’. Edhe propozimi për ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shpëtoi hileve të politikës së vjetër, ku vëmendjen po e merr numri i bashkive, duke i bishtnuar thelbit të problemit.

Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së që lidhet me madhësinë apo numrin e bashkive në Shqipëri, sepse kjo është çështje e brendshme. BE-ja kërkon që Shqipëria të fuqizojë demokracinë vendore, kapacitetet dhe burimet financiare, pasi njësitë vendore janë garantuesit e standardit europian në jetën e përditshme, përmes ofrimit të shërbimeve.

Një reformë e vërtetë duhet të hapë një debat mbi çështjet themelore të qeverisjes vendore, që janë çështje të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Pas ndarjes territoriale të 2015 bashkitë u bënë më të mëdha, por kompetencat u rrudhën. Raporti qendër-periferi u shpërfill. Kjo solli edhe braktisjen e zonave të caktuara të vendit. Raporti i bashkive me komunitetin u zbeh. Tirana dhe bashkitë në vijën e bregdetare tregojnë sesi asetet më të çmuara dorëzohen nga lart tek një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët ‘informohen’ kur vendosen gardhet dhe mbërrijnë betonierat.

Planifikimi urban, administrimi i ujësjellës-kanalizimeve, mbetjeve, plazheve, zonave të mbrojtura apo funksioneve të tjera, ushtrohen kryesisht nga lart. Kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si të zgjedhur të popullit. Sfida nuk është numri i bashkive, por kalimi i pushtetit nga zyra e kryeministrit drejt të zgjedhurve vendorë.  Shpenzimet publike që administrohen nga pushteti vendor në Shqipëri, si përqindje e totalit të financave publike, mbeten dukshëm më të ulëta se mesatarja e vendeve të BE-së. Pa burime financiare dhe pa kompetenca, nuk mund të gjykohet efektiviteti i një bashkie. Para se të ndryshohen kufijtë administrativë, duhet të rishikohet modeli i financimit të pushtetit vendor.

Shqipëria ka nevojë për një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik përqendrohet në Tiranë dhe përreth saj. Zonat e tjera, në rastin më të mirë, përfitojnë nga turizmi sezonal, por nuk arrijnë të krijojnë ekonomi të qëndrueshme dhe shërbime publike që u japin qytetarëve mundësinë të ndërtojnë jetën në zonën e tyre. Çdo reformë mbështetet mbi disa kritere. Cilat kritere janë përdorur për shkrirjen e disa bashkive, ndërsa të tjera me karakteristika të ngjashme mbeten të pandryshuara?  Një reformë me ndikim kaq të madh te njerëzit duhet të jetë shtetkonsoliduese dhe me mirëkuptim të gjerë politik e shoqëror.

Përpara se të ndërmerret një tjetër riorganizim, duhet të tregohet qartë se përfitimet afatgjata tejkalojnë kostot dhe se problemet ekzistuese nuk mund të zgjidhen përmes reformimit të kompetencave, financimit dhe organizimit institucional pa ndryshuar kufijtë administrativë.

Bashkia nuk është vetëm një njësi administrative. Ajo përfaqëson identitet historik, kulturor dhe social. Nëse komunitetet nuk konsultohen realisht por veç formalisht, siç tregojnë reagimet dhe protestat në disa zona të vendit, qytetarët do të ndihen të anashkaluar dhe do ta perceptojnë reformën si të imponuar nga lart.

Mënyra sesi do të veprohet më tej me ndarjen territoriale do të përcaktojë edhe “kufirin” e Shqipërisë së re. Pasi do të tregojë nëse politika ka nxjerr mësim nga protestat e muajve të fundit, të cilat kanë të bëjnë me atë se kush e si merren vendimet në emër të popullit. Një nga vendimet e para të kryeministrit të sapozgjedhur britanik ishte kalimi i pushtetit nga qeveria në drejtim të bashkive. A është ky një mësim për ne shqiptarët? A është praktika e labursitëve një udhërrëfyes edhe për socialistët shqiptarë?

Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit. Çdo politike e re, duhet të jetë e kundërt me përqendrimin e pushtetit. Duhet të synojë komunitetet. Shqiptarët duhen dëgjuar për mënyrën sesi e shohin të ardhmen aty ku jetojnë dhe të vendosin për të. Referendumi duhet të konsiderohet për ndryshime me ndikim të tillë. Demokracia vendore duhet të jetë një shtyllë e rëndësishme e Shqipërisë së re. Shqipëria ka nevojë për një reformë të vërtetë që kalon pushtetin nga lart poshtë, nga qendra në periferi, për të ndërtuar një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Vetëm kështu shqiptarët do ndjehen të kuptuar, të parë, të respektuar anekënd Shqipërisë.

Etiketa: bashkiteBEDitmir BushatiEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës
Aktualitet

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen
Aktualitet

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

11:50 - 04/08/26
Para
Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26

Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare thonë se disponojnë...

Lexo më shumë
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26
Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

11:50 - 04/08/26
Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

Parandalohet një vrasje në Sarandë, 5 të arrestuar, policia sekuestron armë dhe silenciator

11:28 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com