GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazeta italiane: Marrëveshja Rama–Meloni rrezikon të dështojë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri mund të mbyllen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta italiane “Il Manifesto” shkruan se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po kërkon një zgjidhje të re për menaxhimin e emigracionit, pasi qendrat për emigrantët e ngritura në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare, rrezikojnë të mbyllen pas dy vitesh që, sipas medias italiane, kanë rezultuar të pasuksesshme.

Sipas artikullit, kriza e emigrantëve në Ceuta i ka dhënë Melonit mundësinë të rikthejë në qendër të debatit politik idenë e krijimit të qendrave për emigrantë në vende të treta, por këtë herë brenda një kuadri evropian.

“Il Manifesto” thekson se dy procese në pritje në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës.

Sipas gazetës, marrëveshja me qeverinë shqiptare ngre pikëpyetje mbi përputhshmërinë e saj me të drejtën e Bashkimit Evropian. Në shkrim citohet edhe opinioni i Avokates së Përgjithshme Laila Medina, sipas së cilës Protokolli Romë–Tiranë bie ndesh me Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, pasi shtetet anëtare nuk mund të lidhin marrëveshje që shkelin ose rrezikojnë të shkelin legjislacionin e BE-së.

Artikulli argumenton gjithashtu se qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër nuk mund të përdoren lehtësisht për procedurat e përshpejtuara të azilit, pasi gjykatat italiane dhe ato evropiane kanë kundërshtuar qasjen e qeverisë Meloni mbi konceptin e “vendeve të sigurta të origjinës”.

Sipas “Il Manifesto”, Meloni po promovon tashmë krijimin e qendrave të kthimit për emigrantët në vende të treta, një ide që mbështetet nga disa shtete të Bashkimit Evropian, mes tyre Danimarka, Greqia, Gjermania, Austria dhe Holanda, ndërsa Franca dhe Spanja kanë shprehur rezerva.

Në artikull përmenden si vende të mundshme për ngritjen e këtyre qendrave Ruanda, Uganda, Uzbekistani dhe Kazakistani, ndërsa objekti në Gjadër shihet si një alternativë që mund të përdoret në kuadër të këtij modeli të ri evropian.

Etiketa: emigrantetKryesore1marreveshjaMeloniRama

Lajme të lidhura

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave
Aktualitet

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
Para
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi
Aktualitet

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama shfaqet me skaf në Dhërmi

13:21 - 04/08/26

Ndonëse protestat kundër qeverisë vijojnë prej 66 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i qeverisë duket se...

Lexo më shumë
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës tregojnë modelin e grabitjes së pronave

13:15 - 04/08/26
Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

Dyshime se kryenin veprimtari në dëm të shtetit shqiptar/ Ministria e Brendshme shpall non grata dy persona nga Maqedonia e Veriut

12:38 - 04/08/26
U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

U përplas me motor në aksin Fushë Arrëz-Bajram Curri, i aksidentuari ndërron jetë në spitalin e Traumës

12:22 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com