Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili u plagos rëndë në një aksident të regjistruar në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.
Ndonëse fillimisht u raportua për një përplasje mes një fuoristrade dhe mjetit të viktimës, verifikimet në terren kanë zbardhur dinamikën e vërtetë.
Sipas informacioneve, Aleks Uka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Automjeti tip fuoristradë nuk ka qenë i përfshirë në përplasje, por është ndalur në vendngjarje vetëm për t’i ofruar ndihmë të dëmtuarit.
Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Discussion about this post