Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).
Statistikat tregojnë se nga janari deri në qershor janë evidentuar 14,628,595 tentativa sulmesh, një mesatare prej rreth 56.4 tentativash çdo minutë, çka dëshmon se infrastrukturat shqiptare vijojnë të jenë objektiv i vazhdueshëm i kërcënimeve në hapësirën kibernetike.
Sipas AKSK-së, 54% e tentativave kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.
Në fokus të sulmeve kanë qenë sektorë të ndryshëm, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik, si edhe institucione e shërbime të tjera me rëndësi strategjike.










Discussion about this post