UEFA i beson Superkupën e Europës arbitrit somalez që
UEFA ka zyrtarizuar emërimin e Omar Abdulkadir Artan si arbitër kryesor të Superkupës së Europës mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas, duke konfirmuar paralajmërimet e bëra rreth një muaj më parë.
Arbitri nga Somalia ishte në qendër të vëmendjes para Kupës së Botës 2026, pasi iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se emri i tij përkonte me atë të një personi të lidhur me një grup terrorist.
Vendimi shkaktoi jehonë të madhe, ndërsa Artan u kthye në një figurë shumë të njohur në vendin e tij.
Tashmë, ai do të drejtojë një nga ndeshjet më prestigjioze të futbollit europian.
Superkupa e Europës mes PSG-së dhe Aston Villas do të zhvillohet të mërkurën, më 12 gusht, duke nisur nga ora 21:00 në “Salzburg Stadion” të Austrisë.
Për shumëkënd, ky emërim përfaqëson një lloj rehabilitimi profesional për arbitrin somalez, i cili pati një përvojë të hidhur përpara Botërorit.
UEFA ka publikuar edhe ekipin e plotë të arbitrimit. Asistentë të Artan do të jenë Liban Abdoulrazack Ahmed nga Xhibuti dhe Stephen Eleazar Onyango Yiembe nga Kenia.
Arbitër i katërt është caktuar slloveni Rade Obrenovič, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë italiani Marco Di Bello dhe spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez.










Discussion about this post