GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut në sqetull Erger Kosiqin e Ujësjellësit Dibër/ Miku i Karakaçit merr 1.5 MLD lekë, 10 ditë pas aferës 2.4 MLD lekëshe me Besmir Leshën

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut në sqetull Erger Kosiqin e Ujësjellësit Dibër/ Miku i Karakaçit merr 1.5 MLD lekë, 10 ditë pas aferës 2.4 MLD lekëshe me Besmir Leshën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I pandehur nga SPAK për falsifikim të dokumenteve të tenderit, megjithatë Ndoc Kulla vazhdon të marrë miliona euro me procedura korruptive. Vetëm 10 ditë pasi Kulla u shpall fitues i tenderit 2.4 miliardë lekë nga Besmir Lesha i Ujësjellësit Shkodër, homologu në Dibër, Erger Kosiqi, i dhuron kontratën tjetër, 1.5 miliardë lekë.

Në të dy rastet, projekti është ndërtim kanalizimesh nga shoqëritë e ujësjellësve që varen nga ministri Enea Karakaçi, zëvendësuesi i Belinda Ballukut në këtë post.

Tenderi i Ujësjellësit Rajonal Dibër ka si objekt “Ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit Klos”.

Fondi Limit për këtë projekt është 143 milionë e 479 mijë e 464 lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 24 qershor 2026 kanë marrë pjesë 3 operatorë, por indiciet janë se fituesi ishte i paracaktuar.

Shkeljet e tenderit janë kapur edhe nga filtrat e Open Data Albania, që e ka klasifikuar me risk korrupsioni dhe e ka shenjuar me “Flamur të kuq”.

Nëse do të merrej në konsideratë oferta më e ulët, do të kurseheshin të paktën 350 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Kështu, kompania “NIKA” ka bërë propozimin 100 milionë lekë pa TVSH. Firma tjetër konkurrente “LIQENI VII” shpk ka bërë ofertën me vlerë 127 milionë lekë pa tvsh.

Ndërsa bashkimi i operatorëve WOODPECKER shpk 5% & “JUBICA.” Shpk shpk 95% ka bërë ofertën 134.6 milionë lekë pa tvsh.

Por administratori i Ujësjellësit, Erger Kosiqi, e kishte të paravendosur fituesin. Më 20 korrik 2016, me firmën e tij i ka dërguar formularin e shpalljes së fituesit pronarit të “JUBICA.” Shpk, Ndoc Kulla.

Nga arroganca me të cilën menaxhohet ky tender nuk cënohet vetëm buxheti i shtetit, nga i cili mund të ishin marrë më pak lekë për projektin. Një rrezik tjetër vjen si pasojë e dhënies së kontratës Ndoc Kullës. Projekti mund të zvarritet dhe të mos bëhet me cilësinë e duhur.

Kjo lidhet me shkeljen e vetë kritereve të tenderit. Më konkretisht, kompania “Jubica.” Shpk duhej skualifikuar sepse nuk përmbush kriterin e kapacitetit teknik.

Kujtojmë se në datën 10 korrik 2026, biznesmeni shkodran mori tenderin me objekt “Ndërtim i rrjetit të KUZ për zonën e Shirokës dhe ndërtim i rrjetit KUZ për zonën Zogaj, Bashkia Shkodër”. Në këtë kontratë me afat 18 muaj, kompania e Kullës është angazhuar të aktivizojë 60 punonjës.

Po ashtu, përcaktohen një listë me mjete dhe pajisje që duhet të jenë në funksion të zbatimit të projektit.

Ndërkaq, sipas kontratës për projektin në Klos, duhen më shumë punonjës në dispozicion. Kriteri i vendosur për disponimin e numrit prej mesatarisht të paktën 90 punonjës, është në zbatim të ligjit për prokurimin publik. Aty përcaktohet se personeli i kërkuar është në përputhje me përmasat dhe specifikat e kontratës. Në këtë përllogaritje është marrë parasysh numri i punonjësve që nevojitet për realizimin e objektit dhe afatin e kryerjes së punimeve të përcaktuar në dokumentat e tenderit, periudhën 12 muaj. Për përcaktimin e këtij numri punonjësish janë llogaritur orët e nevojshme të punës.

Nga ana tjetër, sipas pasqyrave financiare të viteve të fundit, “JUBICA.” Shpk ka mesatarisht 50 të punësuar. Me pak fjalë, kompania fituese nuk duhet të ishte kualifikuar në bazë të dokumenteve standarde të tenderit.

Me siguri, në këtë pikë komisioni do të fshihet pas faktit se janë mjaftuar me deklaratat e Ndoc Kullës.

Por Kulla e ka zakon të falsifikojë. Një tender i përfituar në këtë mënyrë në vitin 2020, përfundoi në SPAK. Bëhet fjalë për kontratën për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor, me vlerë mbi 2.2 miliardë lekë, ku dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara dhe është favorizuar në mënyrë të paligjshme një grup operatorësh ekonomikë.

“Objekti i këtij procedimi penal ka qenë procedura e prokurorimit, “Loti V: “Mirëmbajtje rutinë me përformancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Q. Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219 milionë e 866 mijë e 693 lekë të reja pa tvsh. Tenderi është zhvilluar më datë 18 shtator 2020, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH). Shqyrtimi i procedurës nga ana e ARRSH ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.”- njoftonte SPAK.

Përveç Myzyrit, në këtë procedurë prokurimi janë marrë si të pandehur edhe Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj, Enkelejda Bega, Vladimir Hodaj, Marjana Hasani, Mehdi Lala, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasit; Mehdi Lala., Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Së fundmi, Prokuroria pushoi vetëm njërën nga akuzat, atë të “Shkjeljes së barazisë në tendera” për Myzyrin dhe zyrtarët e tjerë.

Nga ana tjetër, konfirmuan të njëjtat burime, vijon të mbetet akuza për “Falsifikim të vulave, të stampave ose të formularëve”, ndaj të pandehurve: Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza.

Në korrik të vitit të kaluar u zbuluan detaje të rënda nga dosja hetimore, ku nga përgjimet rezultonte se fjala e Jonaid Myzyrit, kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, ishte urdhër, edhe kur ky urdhër ishte në shkelje të ligjit, por duhej zbatuar. Kjo del në pah nga deklarimet e Jonida Skejës, një e bashkëpandehur me Myzyrin, lidhur me dosjen e një procedure prokurimi për një rrugë në Mirditë. Hetimi për këtë aferë nxori në pah një supergrabitje në banesën e zyrtares së KPP-së, në një fshat të Librazhdit, ku ishin marrë të paktën 200 mijë euro, si dhe ishte rrëmbyer për një kohë të shkurtër vëllai i saj. SPAK i sekuestroi telefonin Skejës, ku u zbuluan bisedat me miqtë dhe familjarët e saj. Pas disa muajsh, Gjykata e Posaçme i hoqi masën e pezullimit nga detyra kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, duke e lënë vetëm me masën “detyrim paraqitjeje”. Në argumentet e paraqitura në gjykatë thuhet se Myzyrit i kishte përfunduar mandati dhe, pas disa muajsh, i ra edhe masa e “detyrimit për paraqitje”.

Në rastin e tenderit të Ujësjellësit Dibër, ka dyshime të forta se ministri Karakaci ka ndikuar në vendimmarrjen e vartësit Erger Kosiqit. Por në fund të fundit, Kosiqi mban i pari përgjegjësi para ligjit për tenderin.

Ky i fundit u transferua në këtë detyrë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore Dibër, ku drejtonte prej disa vjetësh.

Më parë Kosiqi ka qenë kryetar i Njësisë Administrative Maqellarë, Dibër.

Administrimi i shoqërisë nga njerëzit e Ballukut nuk ka sjellë asnjë ndryshim, vetëm ka rritur humbjet e shkaktuara nga korrupsioni.

Grafiku më poshtë tregon situatën financiare të shoqërisë me humbje të konsiderueshme.

UK Dibër rriti edhe më shumë numrin e të punësuarve në administratë dhe tenderimin e miliona eurove për disa projekte.

Kjo është pasqyra financiare e vitit e firmosur nga drejtori Kosiqi që tregon sërish thellimin e humbjeve.

Erger Kosiqi është shpërblyer me këtë post për qëndrimin luftarak të treguar gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Në atë kohë, Kosiqi u akuzua se nga makina e tij ishte shtënë me armë zjarri. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndiqte nga afër aksionin politik, sepse ishte drejtuese e PS-së për qarkun Dibër. Pra, në këto zgjedhje u forcua miqësia e drejtorit me ish-eksponenten e qeverisë, ndërsa produkti janë tendera si ky, me “Flamur të kuq”.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Enea KarakaçiErger KosiqiNdoc Kullatender

Lajme të lidhura

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit
Breaking Views

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26
Para
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26

Dhjetëra banorë të Memaliajit kanë protestuar kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës. Në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26
I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut në sqetull Erger Kosiqin e Ujësjellësit Dibër/ Miku i Karakaçit merr 1.5 MLD lekë, 10 ditë pas aferës 2.4 MLD lekëshe me Besmir Leshën

I pandehuri i SPAK Ndoc Kulla fut në sqetull Erger Kosiqin e Ujësjellësit Dibër/ Miku i Karakaçit merr 1.5 MLD lekë, 10 ditë pas aferës 2.4 MLD lekëshe me Besmir Leshën

20:58 - 07/08/26
“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com