GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 gusht 2026

në Horoskopi, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Horoskopi për ditën e shtunë, 8 gusht 2026
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Jeta në çift do të influencohet pozitivisht nga të gjithë planetët gjatë kësaj dite. Do të merreni vesh për çdo gjë dhe do t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla. Beqarët do të kenë disa takime interesante, por që nuk do të mund t’ua ndryshojnë dot jetën. Me financat duhet të keni kujdes, sepse gabimi më i vogël do t’ju kushtojë shtrenjtë në të ardhmen.

Demi

Ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm sot. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment! Beqarët do të kenë nevojë për më shumë siguri para se të fillojnë një lidhje. Prisni edhe pak kohë, sepse do ta gjeni atë që doni. Financat do të jenë shumë të mira dhe do të mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh. Ditë pozitive!

Binjakët

Yjet do të sjellin harmoni dhe shumë gëzim në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka do të jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Beqarët do të takojnë disa persona interesantë dhe do të fillojnë histori dashurie pasionante. Neptuni do t’ju mbështesë mjaft në planin financiar dhe do t’ju bëjë më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Do të mateni mirë para se të hidhni çdo hap.

Gaforrja

Do t’ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sot në jetën tuaj në çift, sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Beqarët nuk do të jenë në humorin e duhur dhe nuk do të kenë durim të kërkojnë personin ideal. Financat do të jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor, kështu që mund të rrini të qetë.

Luani

Ndikimi i yjeve në jetën tuaj në çift do të jetë shumë kompleks sot. Disa do t’ju nxitin të jeni tolerantë dhe të kuptueshëm, e disa të tjerë do t’ju nxitin të bëheni kokëfortë. Beqarët do të kenë një takim mbresëlënës, nga i cili mund t’ju ndryshojë jeta përgjithmonë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe, edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme. Të paktën jo për disa kohë.

Virgjëresha

Jeta sentimentale do të jetë prioritet për ata që janë në çift. Do t’i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do të bëni të pamundurën të riktheni harmoninë. Beqarët nuk do të fillojnë histori dashurie, sepse nuk do të ndihen gati. Ftesat nuk do të mungojnë. Është më mirë të mos nxitoheni! Me financat do të tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.

Peshorja

Do të ndiheni shumë mirë sot pranë atij që dashuroni dhe nuk do të keni çfarë të kërkoni më shumë. Mosmarrëveshjet e së kaluarës i keni lënë pas krahëve. Beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë të fillojnë një histori dashurie me personin që ka kohë që i josh. Të ardhurat duhet të menaxhohen me më shumë përkujdesje, që të mos ketë vështirësi.

Akrepi

Ditë goxha e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të merreni vesh mirë me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë debate herë pas here. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do t’u bëjnë keq. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do të jetë goxha e stabilizuar.

Shigjetari

Përfitoni nga çdo mundësi që do t’ju jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën në çift. Do të mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do të ndiheni më të qetë. Beqarët do të kenë sukses dhe kjo do ta shtojë egon e tyre. Personi që do të takoni do të zërë një vend të rëndësishëm në lidhjen tuaj. Mos e përzieni dashurinë me financat, sepse do t’i humbni të dyja njëherësh.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje, ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do të kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do të toleroni asnjë çast. Beqarët do të mbeten sërish vetëm, edhe pse do të jenë gjithë kohës në kërkim të princit të kaltër. Në planin financiar do të surprizoheni nga një shumë e madhe që do të merrni nga dikush.

Ujori

Do të keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithë kohës do të jeni të brengosur e të mërzitur. Beqarët do të jenë në pritje të princit të kaltër, por në fakt qielli i dashurisë nuk premton shumë. Financat, fatmirësisht, nuk do të jenë delikate. Nga ana tjetër, mund të keni edhe fat në ndonjë lotari, çka do ta përmirësojë edhe më tepër situatën.

Peshqit

Nëse keni nevojë për më shumë liri në jetën tuaj në çift, mjafton t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo të veproni sipas mendjes suaj. Beqarët do të kenë takime pa fund dhe do të arrijnë të hedhin hapat e parë drejt krijimit të një lidhjeje. Çdo gjë do të jetë shumë më ndryshe për ta. Buxhetin do ta menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Gjendja do të jetë edhe më e mirë sesa ju mendonit.

Etiketa: HoroskopiKryesore1

Lajme të lidhura

Pas emërimit të Eric Wendt, Ambasada e SHBA reagon: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!
Breaking Views

Pas emërimit të Eric Wendt, Ambasada e SHBA reagon: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!

09:28 - 08/08/26
Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë
Aktualitet

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë

08:50 - 08/08/26
Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh
Aktualitet

Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 milionë euro për një qendër bosh

08:04 - 08/08/26
Para
Parashikimi i motit për ditën e sotme: E shtunë, 8 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme: E shtunë, 8 gusht 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas emërimit të Eric Wendt, Ambasada e SHBA reagon: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!
Breaking Views

Pas emërimit të Eric Wendt, Ambasada e SHBA reagon: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!

09:28 - 08/08/26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt për rolin e tij si Ambasadori...

Lexo më shumë
Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin

Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, Roma e huazon përsëri qendërmbrojtësin

09:19 - 08/08/26
Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë

Përplasja Itali-Spanjë/ Kontrollet kufitare prekin 86 mijë udhëtarë në ditë, një nga linjat ajrore më të ngarkuara në Europë

09:08 - 08/08/26
Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë

Në tragetin “Rigel 2”, Durrës-Bari, 800 euro për kabinë pa ajër të kondicionuar në 35 gradë

08:50 - 08/08/26
Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

Përplasje e trefishtë në rrugën Lezhë-Laç, plagoset një person

08:40 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com