GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Fushë-Arrëzit janë ngritur sërish në protestës kundër hartës së re territoriale. Ata e konsiderojnë si nëpërkëmbje dhe cenim të dinjitetit propozimin e PS qe bashkia e Fushë-Arrëzit të shkrihet dhe të bashkohet me atë të Pukës. Protestës iu bashkuan edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale nga opozita, Luçiano Boçi, deputeti Gjin Gjoni, si edhe kryebashkiaku demokrat Hil Curri. Ky i fundit tha se nuk do ta lejojnë shkrirjen e bashkisë dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht.

Për komunitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz është i padëshirueshëm Mazniku. Në atë kohë që është mbrojtur kjo zonë, nuk ka pasur shtet dhe s’ka pasur as parti fare. Qytetarët e kësaj bashkie, burrat e gratë, sot më shumë se kurrë janë provokuar. U bëj thirrje deputetëve që të mos e marrin nëpër këmbë dinjitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz. Nuk do të shkrihet. Do ta mbrojmë me çdo çmim. Nuk është bërë asnjë dëgjesë publike në Fushë-Arrëz. Nuk mund të bëjë çfarë të dojë shteti me ne”, tha Curri.
Në mbështetje të kundërshtive për bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën ishte edhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, si dhe vetë kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj.
Diskutohet vetëm ndarje territoriale, fshirje bashkish, shtim territoresh të një bashkie. A thua se ky është halli më i madh që ka Shqipëria. Nëse duan të diskutojmë për autonominë vendore, duhet të merren me kompetencat që ka pushteti lokal. Jepu më shumë kompetenca kryetarëve të bashkive. Kanë hequr gjykatat, prokuroritë, ndërmarrjet e ujësjellësit, agjencitë e Kadastrës. Të gjitha i kanë përqendruar në qendrat e qarqeve. Qytetarët lëvizin për shërbime, tani po diskutojnë shkrirjen e bashkisë, që prapë duhet të shkojnë në Puke ose vende të tjera”, tha Albert Mëlyshi.
“Do të hidhet poshtë drafti unanimisht nga këshilltarët e Bashkisë Pukë. Ky lloj drafti shkel dinjitetin e çdo qytetari të rrethit të Pukës dhe Bashkisë Fushë-Arrëz”, tha Dodaj.
Në mbështetje të bashkëvendësve të tij, por edhe me kritika të forta ndaj Edi Ramës, siç u duk qartazi, kësaj proteste iu bashkua edhe ish-kandidati i PS-së për deputet në këtë zonë dhe ish-kreu i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit, Paulin Luli.
S’ka parti, ka dinjitet. Ka atdhedashuri, ka vendlindje. Poshtë qeveria e korruptuar bashkë me Edi Ramën. Jep dorëheqjen, Edi Rama. Kjo nuk është reformë administrative, kjo është reformë elektorale, politike, kundër interesave të banorëve të Fushë-Arrëzit. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën, por ky nuk e ka merituar dhe nuk e meriton votën e këtij populli”, u shpreh ai.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë kundërshtuan reformën, duke kërkuar që të dëgjohej zëri i tyre.

Kërkojmë respekt për historinë e Fushë-Arrëzit, për njerëzit që punojnë dhe jetojnë këtu, për të drejtën tonë për t’u dëgjuar. Nuk jemi kundër ndryshimit, por çdo ndryshim duhet të jetë i drejtë dhe në interes të qytetarëve. Ta tregojmë sot se forca jonë qëndron te qytetari, uniteti dhe dinjiteti”, tha Danjela Ymeri.

“Mund të ndryshosh kufijtë në një hartë, por nuk mund ta shkulësh një vend nga kujtesa e bijve. Fushë-Arrëzi nuk është një pikë që mund të fshihet me një vijë në letër. Është histori, sakrificë”, vijoi Leti Brahaj, ish-banore e Fushë-Arrëzit.

“I duhet Paketa e Maleve dhe të sillen njerëz për ta shfrytëzuar këtë vend”, tha Lush Ndosha, banor i Fushë-Arrëzit.

“Unë bëj tri orë për të dalë në njësinë e Iballës, nga Iballja bëj edhe një orë. Qeveria do të na largojë edhe një orë, duke na çuar në Pukë. Është diskriminim”, tha Ndue Bibaj, banor i Fushë-Arrëzit.

“Asnjë deputet të mos shkelë këtu nëse ngre kartonin për shkrirjen e Bashkisë Fushë-Arrëz”, vijoi Gëzim Totaj, emigrant.

Banorët e Fushë-Arrëzit nisën nënshkrimin e një peticioni kundër draftit, teksa paralajmëruan përshkallëzimin e protestave.

Bashkia Fushë-Arrëz, me afro 4 878 banorë, sipas draftit të PS-së për reformën e re administrativo-territoriale, do të bashkohet me Bashkinë Pukë, e cila, sipas Censusit, numëron 6 222 banorë.

gijotina.com/

Etiketa: Bashkia Fushe Arrez

Lajme të lidhura

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta
Aktualitet

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

13:43 - 08/08/26
Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën
KRYESORE

Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën

13:15 - 08/08/26
Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri
Aktualitet

Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri

13:06 - 08/08/26
Para
Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta
Aktualitet

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

13:43 - 08/08/26

Kryepolici Skender Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se...

Lexo më shumë
Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën

Ish-kandidati për deputet i PS: Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën

13:15 - 08/08/26
Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri

Përplasje në burgun e sigurisë së lartë në Fier, plagoset anëtari i grupit të Bajrajve dhe një tjetër, si nisi sherri

13:06 - 08/08/26
Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

Seanca në Kuvendin e Kosovës, plas sherri mes deputetëve, Kurti goditet me vezë

12:30 - 08/08/26
Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

Fushë-Arrëzi kundër shkrirjes së bashkisë, banorët mbledhin firma për peticion

12:15 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com