GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sezoni po mbaron, Agolli do blejë 250 MLN lekë çadra dhe shezlone/ Tre tendera për pajisjen e plazheve të Durrësit, i marrin biznesmenët e Niklës

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Sezoni po mbaron, Agolli do blejë 250 MLN lekë çadra dhe shezlone/ Tre tendera për pajisjen e plazheve të Durrësit, i marrin biznesmenët e Niklës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni turistik po shkon drejt mbylljes, ndërsa qeveria nuk u siguroi edhe këtë vit plazh publik pushuesve vendas dhe turistëve në Durrës. Dhe jo vetëm kaq! Në emër të qytetarëve durrsakë këto ditë, Dritan Agolli po shpenzon 250 milionë lekë me klientët e tij nga Nikla. Zyrtarisht këto lekë shkojnë për çadra e shezlone. Po ku janë këto shërbime?

A ekzistojnë plazhet publike në Durrës?

Plazhet publike nuk ekzistojnë në terren, sidomos në Durrës është e vështirë të ngulësh çadrën tënde, sepse privatët e kanë zënë cep më cep.

Këtë e di edhe shefi i deputetëve të PS, Taulant Balla, i cili për të mbuluar këtë realitet, jep ditën e sotme një aksion të policisë, ku po lirohen hapësirat e plazhit që janë pushtuar nga biznes privat.

Në aksionin propagandistik për plazhet publike merr pjesë edhe deputetja Klodiana Spahiu. “Plazhet e Durrësit – publike apo private, zgjedhja është e juaja!

Nga hapësirat publike deri te plazhet me shërbime private, Durrësi ofron gjithçka që kërkon për një ditë perfekte buzë detit”, shkruan Spahiu krahas videos së postuar në rrjetet sociale.

Qytetarët kanë reaguar në mënyrë kundërshtuese ndaj deputetes.

“Ku e ke parë plazhin publik ti? Nga maja që ke hipur ke gjetur një rrip aty dhe e nxjerr. Shko në Currila, kape që te brryli, çadrat e qelbura nga 10-15 mije lek, s’ke ku ta vendosësh çadrën tënde. Ju të bëni dhe për budallenj. Hapni sytë dhe vini rregull se është një skandal lëre furçën se e di ti më mirë se mua, po ashtu të leverdis”, shkruan një qytetare.

Ndërsa tjetri shton: “Po ku ka plazh publik? Edhe një copë vend që keni lënë, edhe atë po e zënë me shezlone. Na hape barkun me plazhin publik!”

Në fakt plazhet publike janë në letra. Në datën 9 qershor 2026, kryebashkiakja Emiriana Sako njoftonte në rrjete sociale se “në plazhin e Durrësit janë vendosur tabelat orientuese, që tregojnë vendndodhjen e plazheve publike, me qëllim që qytetarët dhe vizitorët të informohen për aksesin e lirë për të gjithë në këto hapësira”.

Madje një nga pikat e rendit të ditës të miratuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës ishte dhe ajo që lidhej me miratimin e hartës së vendqëndrimeve të mjeteve lundruese dhe korridoreve të lëvizjes së tyre në territorin e bashkisë Durrës.

Në hartë janë përcaktuar edhe hapësirat për plazh publik, të cilat korrespondojnë me ngjyrën jeshile, siç mund t’i shihni në fotot

Siç duket qartë, hapësirat publike në hartën e bregdetit durrsak janë pika të vogla jeshile mes morisë së kuadrateve me ngjyrë të verdhë dhe bojëqielli, që i korrespondojnë plazheve të menaxhuara dhe atyre me kontratë me privatin. Këto plazhe i jep Rama përmes lejeve që i shpërndan me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe KKT.

E vetmja hapësirë e madhe publike në hartë është ajo e Kavalishencës në Plepa, por që edhe ajo nuk është e hapur për qytetarët, por vetëm për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe ata të Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe KKP, Kryeministri Edi Rama u ka marrë qytetarëve hapësirat publike bregdetare dhe ua ka dhënë stacioneve private, hoteleve dhe lokaleve. Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit u ka marrë bashkive kompetencat e kontrollit mbi territorin. Por nuk ngopet me kaq!

Qershia mbi tortën e korrupsionit vendoset, kur kryeministri menaxhon edhe lekët për çadra për plazhet publike. Këtë e bën duke urdhëruar drejtorin e tij personal Dritan Agollin, që është në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Më 3 gusht 2026, paratë e plazheve publike të Durrësit i morën miqtë e “Rilindjes” nga Nikla. Tre tendera brenda ditës për çadra e shezlone! Tani që mbaroi sezoni turistik, Rama u kujtua të blejë çadra plazhi.

Tenderi i parë ka si objekt “Loti 1: Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Blerje çadra plazhi, Durrës”.

Fondi Limit i caktuar për blerjen e çadrave është 120 milionë lekë pa përfshirë TVSH.

Sigurisht që tenderi nuk ka lidhje me sezonin turistik, por me planet për zhvatjen e buxhetit të shtetit në favor të klientelës politike.

Tenderi është mbajtur më 17 korrik 2026, duke reflektuar shkëputjen totale të zyrtarëve nga koha dhe realiteti. Ata kanë vetëm kalendarin e korrupsionit, të tjerat nuk u interesojnë.

Më 3 gusht 2026, Dritan Agolli ka mbushur formularin e fituesit dhe ia ka dërguar Arjan Mujës, pronarit të “ERALD” Shpk. Biznesmeni nga Nikla është klient i tenderave të korruptuar të Rilindjes. Më 28 prill 2025, kompania e tij mobiloi zyrat e OSHEE-së. Luks i shfrenuar nga Enea Karakaçi, drejtori që u bë më pas ministër i Energjetikës. Tenderi është nën hetim nga SPAK.

Në këtë linjë ecën edhe Dritan Agolli, drejtori tjetër që varet direkt nga Edi Rama.

Kontrata për blerjen e çadrave të plazhit që me shumë gjasa nis të zbatohet nga vjeshta, firmoset nga vetë Agolli.

Tenderi tjetër, gjoja në funksion të plazheve publike të Durrësit, ka si objekt “Furnizim vendosje struktura druri dhe tabela për infrastrukturën në plazhe publike, Durrës”.

Ky prokurim nuk ka nevojë për analizë, se duket nga larg që është i porositur. Tenderi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Ky është bashkimi i operatorëve Albor Karaj nga Nikla dhe Durim Babasi, pronar i firmës “KEGLI-DURI“ nga Fushë-Kruja.

Tenderi me fond limit 64 milionë lekë është shënuar me flamur korrupsioni, për shkak të mungesës së konkurrencës.

Më 5 gusht 2026, është zyrtarizuar shpallja e kontratës në favor të Karajt dhe Babasit që kanë respektivisht 70% dhe 30% ndarje të angazhimit.

Tenderi i tretë i ndarë nga Agolli është “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Blerje shezlone plazhi, Durrës” me fond limit 72 milionë lekë. Këto lekë i xhirohen kompanisë “AN&RA” sh.p.k. me pronar Anton Rajta.

Dritan Agolli i FSHZH është drejtori më jetëgjatë i Edi Ramës, i cili megjithëse është thirrur nga SPAK, vazhdon dhe firmos tendera të qepur me porosi me vlerë miliarda lekë.

Kujtojmë se, Dritan Agolli është në “listën e pritjes” në SPAK.  Ai është paraqitur para prokurorit në nëntor 2024, ku është pyetur për një tender me vlerë 500 mijë dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”. Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Arjan MujaDritan AgolliDurrësplazh publiktender

Lajme të lidhura

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, autori i arrestuar më parë për plagosje, foto me armë e kanabis

11:30 - 09/08/26
Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen
Aktualitet

Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

11:00 - 09/08/26
Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës
Aktualitet

Arrestohet në vilën e tij në Palasë i kërkuari nga SPAK për inceneratorin e Tiranës

10:30 - 09/08/26
Para
Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija humb jetën

Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija humb jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përleshja në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, nën hetim 6 policë
Aktualitet

Përleshja në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, nën hetim 6 policë

13:56 - 09/08/26

Pas përleshjes me dy të dëmtuar në burgun e Fierit, dy të dënuar janë transferuar nga ky institucion. Njëri prej...

Lexo më shumë
Fluks rekord në kufi/ Kolona kilometrike makinash, mijëra shqiptarë përballen me pritje të gjata

Fluks rekord në kufi/ Kolona kilometrike makinash, mijëra shqiptarë përballen me pritje të gjata

13:31 - 09/08/26
Shqipëria vijon të digjet/ Ja ku janë vatrat më aktive, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Shqipëria vijon të digjet/ Ja ku janë vatrat më aktive, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

13:08 - 09/08/26
Zjarri djeg linjën e tensionit të lartë, një lagje në Krujë mbetet pa energji

Zjarri djeg linjën e tensionit të lartë, një lagje në Krujë mbetet pa energji

12:45 - 09/08/26
Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija humb jetën

Tragjedi në Ksamil/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija humb jetën

12:26 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com