Zjarri masiv që përfshiu malin e Krujës ka dëmtuar linjën e tensionit të lartë, duke lënë pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të qytetit.
Flakët gjatë natës kërcënuan banesa dhe biznese, ndërsa dëme të konsiderueshme janë shkaktuar në ullishte dhe pemë frutore, po ashtu edhe në disa banesa e biznese.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë vatrat e zjarrit janë ende aktive dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të tyre.










Discussion about this post