GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje, plagosje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 22-vjeçar.

Ngjarja e fundit ka ndodhur më 5 gusht në një hotel, ku shërbimet e policisë u thirrën pas një telefonate të djalit të 43-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, burri ishte në gjendje të dehur dhe po kërkonte para nga bashkëshortja, të cilat ajo i kishte fituar nga puna si punëtore shtëpie gjatë muajve qershor dhe korrik.

Situata u përshkallëzua kur 43-vjeçari tentoi të hidhte një biçikletë drejt makinës së një klienti të hotelit dhe më pas goditi djalin në fytyrë. I riu ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij dhe arriti ta ndalonte të atin deri në mbërritjen e karabinierëve.

Edhe 22-vjeçari pësoi dëmtime gjatë përleshjes.

Sipas hetimeve, dhuna në familje dyshohet se kishte nisur që në mars të vitit 2020, kur dy fëmijët e çiftit ishin ende të mitur.

Në një prej rasteve të hetuara, 43-vjeçari, në gjendje të dehur, kishte hyrë në dhomën e fëmijëve dhe kishte ushtruar dhunë, ndërsa bashkëshortja ishte përpjekur të mbronte fëmijët.

Sipas autoriteteve italiane, gruaja në atë rast ishte detyruar të mos tregonte të vërtetën në spital për mënyrën se si ishte dëmtuar.

Një tjetër episod është regjistruar më 2 gusht, kur 43-vjeçari dyshohet se ka sulmuar sërish bashkëshorten, duke i shkaktuar dëmtime. Të nesërmen, ajo vendosi të denonconte rastin në polici.

Më 4 gusht, një ditë para arrestimit, burri dyshohet se është shfaqur edhe në vendin e punës së gruas dhe e ka kërcënuar.

Pas hetimeve, prokurori publik ka kërkuar që 43-vjeçari të mbahet në arrest në burg, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim nga autoritetet italiane.

Etiketa: 43 vjecariArrestimItaliShqiptar

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!
Aktualitet

Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

22:32 - 09/08/26
Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur
Aktualitet

Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

22:05 - 09/08/26
Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

21:51 - 09/08/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin
Aktualitet

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

22:53 - 09/08/26

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje,...

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

Përfundon protesta e 71-të antiqeveritare, qytetarët: Shqipëria e rinisë, jo e partisë!

22:32 - 09/08/26
Rregullat e Mourinhos te Real Madridi: Ushqimi, vonesat dhe dëmtimet nën kontroll

Rregullat e Mourinhos te Real Madridi: Ushqimi, vonesat dhe dëmtimet nën kontroll

22:16 - 09/08/26
Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

22:05 - 09/08/26
Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

Qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, slogani i protestës në ditën e 71-të

21:51 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com