GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbështetësit e Berishës votojnë primaret për 6 marsin, nis procesi në 9 qendra

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbështetësit e Berishës votojnë primaret për 6 marsin, nis procesi në 9 qendra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha votojnë sot primaret për kandidatët për kryebashkiakë në 6 bashkitë e vendit. Procesi në 9 qendrat e votimit ka nisur prej mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orët e pasdites. Në një njoftim për shtyp, simpatizantët e Berishës bëjnë me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme dhe i bën thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në vendoret e 6 marsit.

Kandidatët që do të garojnë në primare për Dibrën janë Behar Dema, ekonomist, Dafina Muda, psikologe dhe Premtim Riza, arsimtar. Ndërsa, për të kandiduar për të parin e Durrësit do të garojnë, Ardian Muka, inxhinier urbanist dhe Silvja Gjepali, IT.

Në Lushnje do të garojnë në primare, Arben Zaimi, jurist, Elton Bano, avokat, Eurion Iljazi, mësues i edukimit fizik dhe Indrit Qerimi po ashtu mësues i edukimit fizik. Për Rrogozhinën, kandidatët janë Eqerem Deliu, ekonomist, Hajrulla Tafa, mësues, Hekuran Xhani, mjek veterinar, Sokol Gosa, mësues histori-gjeografie, Vladimir Manushi, mjek dentist.

Për primaret e Shkodrës, grupi i ish-kryeministrit do kandidojë Alfred Kocobashin, jurist, Arben Maliqi, po ashtu jurist, Astrit Bushati, jurist, Bardhi Spahia, mjek, Irena Shestani Shala, mjeke dhe Irma Alushi, pedagoge matematike. Dhe së fundmi, për Vorën do të garojnë inxhinieri Luan Gani dhe ekonomisti Lulzim Vrana.

Megjithatë këto përpjekje të ish-kryeministrit mund të rezultojnë të kota pasi që në fillim të këtij procesi, KQZ ka bërë me dije se njeh përfaqësuesit e PD-së zyrtare në mbledhjet që zhvillon, ndërsa më herët, Gjykata njohu Lulzim Bashën si kryetarin legjitim të PD.

Etiketa: 6 marsiberisha

Lajme të lidhura

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Aktualitet

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
E bujshme, Sergio Ramos pjesë e formacionit të PSG kundër Saint Etiene

Champions rikthehet më 15 shkurt/ Ramos në dyshim ndaj ish-skuadrës së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar gjuhën ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: të...

Lexo më shumë
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor

08:04 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com