Në ditën e 74-t të revoltës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë sërish mesazhe të forta përmes pankartave, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe klasës politike.
Mesazhet e protestuesve janë të drejtpërdrejta dhe në fokus kanë qeverinë e Edi Ramës, por edhe thirrjet për vijimin e qëndresës.
“Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, shkruhet në njërën prej pankartave, një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe politikës shqiptare.
Ndërkohë, protestuesit kanë kërkuar ruajtjen e unitetit dhe vijimin e revoltës, duke nënvizuar se 74 ditë pas nisjes së saj, qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar.
“Qëndroni të bashkuar, mos u lëkundni”,
“74 ditë, ditët kalojnë, ne qëndrojmë”,
“74 ditë, bulevardi flet”,
“Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë” janë disa prej mesazheve që janë shfaqur gjatë protestës së kësaj të mërkure.
Pas 74 ditësh, pankartat vijojnë të jenë një nga format kryesore përmes të cilave protestuesit artikulojnë kërkesat dhe pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.










Discussion about this post