Dy persona në Kukës janë vënë nën hetim nga policia për fshehje të të ardhurave. Bëhet fjalë për një 38-vjeçare, banuese në Kukës dhe një 49-vjeçar lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.
Ata kishin regjistruar biznesin e tyre si fast food por në periudha të ndryshme kohore e kanë përdorur si klinikë dentare duke ushtruar aktivitet pa licencë dhe pa paguar detyrimet tatimore.
Policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post