Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave që dyshohet se kanë përgjegjësi për menaxhimin dhe mbrojtjen e territorit.
Të proceduarit janë K. S., 35 vjeç, S. L., 51 vjeç, të dy banues në Dibër, si dhe A. L., 64 vjeç, banues në Tiranë. Dy prej tyre kanë detyrën e rojeve të mjedisit, ndërsa njëri ka qenë përgjegjës për monitorimin e parkut kombëtar.
Sipas hetimeve, dyshohet se personat në fjalë nuk kanë marrë masat e nevojshme për ruajtjen, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen nga zjarri të territorit që kishin në përgjegjësi. Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar dhe djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.
Ndërkohë, policia vijon intensivisht hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të zjarrit dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
gijotina.com/










Discussion about this post