GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mhill Ndreca nga Miloti është bërë shumë shpejt i preferuari i kryebashkiakes Anuela Ristani, e cila i beson punët e kryeqytetit.

Kompanitë e tij po marrin kontratat qindra milionë lekëshe me firmën e saj, edhe pse dukshëm nuk plotësojnë kriteret. Po përse e pëlqen Ristani Ndrecën mes qindra biznesmenëve të ndërtimit? Ndoshta ajo vlerëson aftësinë e Ndrecës për të ndërruar maskat dhe për të kamufluar korrupsionin.

“Rilindja” kërkon njerëz të tillë, me precedentë penal, të guximshëm për të zhvatur buxhetin e shtetit, të aftë për të bërë evasion.

Tenderi i fundit që po ju raportojmë na fut brenda skemave të Ndrecës. Në fillim të muajit qershor 2026, biznesmeni vendosi të nxjerrë një kartë rezervë, që ka ndërruar emrat shpesh. Aktualisht emri i subjektit është “MARVELS’S Construction Group” SHPK.

Më parë kjo kompani ka mbajtur emrin “GENERAL CARS – ALBANIA”, por Ndreca ia ndryshoi në vitin 2024.

Emri i ri të sugjeron një drejtim të ri: Ndërtim dhe leje resorti apo kullë. Por baza mbeten tenderat.

Anuela Ristani do t’ia fuste në lojë Mhill Ndrecës kompaninë e re. Prandaj u përgatit dhe u pastrua terreni.

Kompani në qershor 2026 kishte akoma pa paguar taksat dhe tatimet. Qysh në shtator 2025, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Verior kishte vendosur sekuestro mbi llogaritë e “Marvelas”.

Kjo është një kërkesë formale që të pengon të marrësh pjesë në tendera. Prandaj më 4 qershor 2026, kompania ka shlyer detyrimet.

Pas këtij hapi Ndreca, me garanci të plota, më 10 qershor 2026, aplikoi për tenderin e bashkisë Tiranë “Rikualifikim Blloku që kufizohet nga rrugët “Haxhi Xhuzi” – “Rreze Drite” – “Halil Hoxha””. Nga buxheti i të ardhurave të vetë bashkisë janë ndarë për këtë projekt 65 milionë e 152 mijë e 597 lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Në datën e mbajtjes së prokurimit më 25 qershor kanë marrrë pjesë 10 operatorë konkurues, nga të cilët 7 janë eliminuar qysh në fillim. Mes tyre ishin edhe ofertat më ekonomike.

Duke kapur shkeljet gjatë procedurës, Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.

Nëse do të fitonte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, ashtu siç është parimi i shpallur i këtij tenderi, rezultati do të ishte ndryshe.

Vëmë re se operatori ekonomik “2 N” shpk ka paraqitur oferrtën me vlerë 36,4 milionë lekë pa TVSH. Në këtë nivel është edhe oferta “K.TURJA” shpk, 37,6 milionë lekë pa TVSH.

Më tej është kompania “RSM COMPANY” shpk e cila propozon ta bëjë këtë punë me 40,8 milionë lekë pa TVSH.

Ndërsa operatori ekonomik “VELLEZERIT HYSA” shpk ka dhënë ofertën 44,6 milionë lekë pa TVSH.

Këto nuk janë marrë në konsideratë, por është shpallur fituese oferta e “MARVELS”S Construction Group” SHPK me vlerë 45,3 milionë lekë.

Shpallja fituese e “MARVELS”S Construction Group” SHPK u bë më 11 gusht 2026, me formularin që stafi i Anuelës ia dërgoi Mhill Ndrecës në Milot.

Blloku që do të asfaltohet për një afat tetë muaj nga kompania e Ndrecës, kufizohet nga rrugët “Haxhi Xhuzi” , “Rreze Drite”, “Halil Hoxha”.

Gjerësia e rrugëve varion nga 2-5 m. Të gjithë segmentet rrugore, së bashku me degëzimet, kanë një gjatësi totale prej rreth 1.1 kilometër.

                                     

Në fakt janë rrugica të ngushta, nga ato që inauguron kohët e fundit kryebashkiakja, pavarësisht se kushtojnë kaq shumë!

Ristani, për Mhill Ndrecën, e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kjo kompani modeste nuk përmbush kushtin për kapacitet financiar sepse ka një xhiro që nuk i kalon 7 milionë lekë të reja në vit. Ndërsa në dokumentet standarde kërkohet të jetë të paktën 65 milionë lekë të reja.

As punë të ngjashme nuk ka në dosjen e kësaj firme, që më përpara ka pasur tjetër aktivitet, makinat.

Kryetarja e komanduar ka nisur qysh vitin e kaluar bashkëpunimin me Ndrecën. Në një tender me vlerë 1 miliard lekë i eliminoi të gjitha kompanitë e mëdha dhe kontratën ia dha “KOMBEAS”, që është një tjetër kompani e Ndrecës.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtimi i Rrugës Lagjja “Lika” deri tek liqeni i “Prushit”. Fondi limit prej 102 milionë e 458 mijë e 951 lekësh pa TVSH kishte burim financimi të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2025. Prokurimi është hapur më 12 qershor 2025 dhe është mbyllur më 30 qershor.

Operator ekonomik “KOMBEAS” me pronarë Astrit Nabolli dhe Mhill Ndreca u shpall fitues megjithëse nuk kishte as kapacitetin e duhur, as ofertën më të ulët!

Çuditërisht kontrata me fituesin është mbajtur në sirtar për dy muaj dhe është firmosur më 3 shtator 2025.

Paralelisht me këtë tender, Anuela Ristani i ka dhënë “KOMBEAS” edhe kontratën “Rehabilitimi i rrugës Skënder Luarasi”. Fondi Limit i caktuar për këtë projekt është plot 321 milionë lekë pa TVSH. Kontrata është firmosur më 8 korrik 2025. Pra, ende pa hapur një kantier, Ndreca merr nga Anuela një tjetër super kontratë.

Kompania fituese nuk paguan taksat

Vetëm në universin e korrupsionit gjenden raste të tilla që tenderi 1 miliard lekë i jepet kompanisë që i lë taksat me vite pa paguar.

Nga verifikimet e bëra del se më me datë 11 shkurt 2021, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër ka vendosur masën e sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “KOMBEAS” sh.p.k.

Me datë 27 korrik 2022, është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Verior, që e ka vënë nën sekuestro “KOMBEAS “ SH.P.K. Heqja e kësaj mase u bë pas dy vjetësh më datë 3 maj 2024, me shlyerjen e detyrimeve.

KLSH: “KOMBEAS” shpk merr para për punime të pakryera

Sjellim në vëmendjen e lexuesit një tender abuziv për pikën e grumbullimit të Bashkisë Vau i Dejës. Në tetor 2022, Bashkia do të shpallte prokurimin për “Ndërtimin e pikës së grumbullimit për produktet bujqësore në Vau i Dejës” me fond limit 28.7 milionë lekë. Fitues u shpall kompania “KOMBEAS”, me ofertë me vlerë 25 milionë lekë ose 250 mijë euro. Ndërkohë, kompania “Ndërtuesi 2014” kishte ofruar vetëm 22.7 milionë lekë, ç’ka do të përfaqësonte një kursim prej rreth 3 milionë lekësh për buxhetin publik. Por kjo kompani u skualifikua për një gabim teknik të emërtimit në marrëveshjen e bashkëpunimit. Ky është një devijim minimal, që sipas ligjit, mund të kërkohej sqarim nga bashkia pas shpalljes së fituesit.

Nga verifikimet rezulton se objekti nuk është vënë akoma në funksion edhe pse është krijuar një ndërmarrje varësie (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) nga Bashkia Vau i Dejës.

Në këtë projekt mungojnë investimet më të rëndësishme, siç janë dhomat frigoriferike. Rezulton se Bashkia Vau i Dejës e ka patur në dorë mundësinë për të bërë dhoma frigoriferike, nëpërmjet detyrës së projektimit, pasi projekti është lënë në dorën e zbatuesit (me çelësa në dorë). Në dosjen teknike del në pah se nuk ka asnjë aprovim të projekt zbatimit nga Bashkia. Jo vetëm kaq, por nga kompania e Ndrecës ka punime të pakryera në vlerën 2.4 milionë lekë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar arkëtimin e kësaj shume si dëm ekonomik ndaj buxhetit publik.

Ndreca arrestohet për evasion fiscal

Ndreca mori një goditje nga ligji në shtator 2019. Prokuroria zbardhi skemën e mashtrimit të 15 biznesmenëve të cilët i vuri në pranga. Në skemën e mashtrimit ishin përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 15 personave të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë. Këta biznesmenë akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, sipas burimeve, shifra mund të shkojë nga 25-30 milionë euro.

Në këtë grup të arrestuarish ishte edhe Mhill Ndreca i kompanisë “Kombeas”. Ndaj tij, gjykata dha masën arrest me burg për 20 ditë.

Ndreca do ta merrte veten shpejt. Disa muaj më vonë do të hapte kompaninë G&M Konstruksion që ka si aktivitet guroret. Edhe subjekti KOMBEAS i hetuar si pjesë e skemës së evazionit, ka arkëtuar plot 420 milionë lekë ose rreth 4.2 milionë euro në periudhën 2019-2024. Pra, Mhill Ndreca ka shkëlqyer në biznes pasi u dënua për evazion. Ky ishte inkurajimi i “Rilindjes” për korrupsionin, prandaj Anuela Ristani ia jep më me lehtësi tenderat Mhill Ndrecës me shokë, se sa biznesmenëve të ndershëm.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: Anuela RistaniMhill Ndrecatender

Lajme të lidhura

Përkeqësohet situata në Lurë/ Banorët në rrezik, flakët u afrohen shtëpive
Aktualitet

Përkeqësohet situata në Lurë/ Banorët në rrezik, flakët u afrohen shtëpive

14:43 - 14/08/26
Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën
Breaking Views

Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën

14:40 - 14/08/26
Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë
Aktualitet

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

14:04 - 14/08/26
Para
Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkeqësohet situata në Lurë/ Banorët në rrezik, flakët u afrohen shtëpive
Aktualitet

Përkeqësohet situata në Lurë/ Banorët në rrezik, flakët u afrohen shtëpive

14:43 - 14/08/26

Situata nga zjarri në Lurë është përkeqësuar ndjeshëm. Prej disa ditësh, forca të shumta po luftojnë me flakët, ndërsa zjarri...

Lexo më shumë
Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën

Mbledhje në Bashkinë e Selenicës/ Kryebashkiaku Bellaj kundërshton shkrirjen me Vlorën

14:40 - 14/08/26
Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

Punimet për autostradën, bllokohet aksi Tiranë-Durrës në mesnatë

14:04 - 14/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

Kriza politike/ Kurti iu bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

12:10 - 14/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com