GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive. Në menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë përfshirë 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operacionet me 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt të Tiranës, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Operacioni mbështetet nga 50 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në Priskë, Farkë dhe zonat përreth është vendosur nën kontroll. Në Krujë, forcat vijojnë ndërhyrjen në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Në Zidoll po punohet për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.

Një tjetër operacion vijon në Gurë-Lurë, Dibër, ku hapja e korridoreve ka ndihmuar në frenimin e përparimit të flakëve drejt zonave të banuara. Në terren janë angazhuar forca të Mbrojtjes Civile, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, dy avionë “Air Tractor” dhe një autobot uji. Në Qafë Helmes, në zonën Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të Forcave të Armatosura. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijojnë ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarret në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh janë shuar plotësisht. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin e strukturave në terren, me fokus mbrojtjen e banesave dhe kontrollin e vatrave ende aktive.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1zjarret

Lajme të lidhura

Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios
Breaking Views

Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios

11:30 - 15/08/26
“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin
Aktualitet

“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin

11:29 - 15/08/26
Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!
Breaking Views

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!

10:20 - 15/08/26
Para
Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios
Breaking Views

Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios

11:30 - 15/08/26

Davide Frattesi është lojtari më i ri i Lazios. Ish-mesfushori i Interit ka nënshkruar një kontratë me Biancocelestët. Marrëveshja është një...

Lexo më shumë
“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin

“Pashka e verës” në Durrës, qindra besimtarë shkojnë në Shën Vlash për 15 gushtin

11:29 - 15/08/26
Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!

Lobimi i Veliajt arrin në PE/ Grupimi i Eurodemokratëve: Të respektohet prezumimi i pafajësisë!

10:20 - 15/08/26
Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

Liverpooli zyrtarisht me pronar të ri, miliarderi Jeff Bezos bëhet aksioner i “The Reds”

10:14 - 15/08/26
Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

Rama gënjeu për “Albanian Files”, libri nuk u shtyp në Zvicër, por tek “Dukagjini Group” i Ekrem Llukës, përfitues i lejeve të ndërtimit

10:00 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com