GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një super fond prej 4.5 miliardë lekësh do të hidhet si asfalt në bllokun që kufizohet me rrugën Ali Demi në Tiranë. Edhe po të ishte vetë Erion Veliaj në zyrë, njësoj si Anuela Ristani, do t’ia jepte këtë tender Agim Kolës dhe Anduena Bajramit. Njëri është vëllai i ish-deputetit të “Rilindjes”, tjetra ish-nënkryetare e Bashkisë Elbasan.

Më konkretisht tenderi ka si objekt “Rikualifikim urban i bllokut që kufizohet nga BLV. Bajram Curri – Blv. Petro N. Luarasi – Rruga Taulantia – Rruga Ali Demi – Faza II”. Ve çojmë këtu një detaj të financimit. Paratë do të merren nga buxhetet e viteve 2026-2028, por efektet elektorale do të vilen vitin tjetër, para zgjedhjeve. Punimet, sipas kalendarit të miratuar, do të zgjasin 18 muaj.

Fondi i përllogaritur për projektin është 445 milionë e 392 mijë e 143 lekë.

Në 8 qershor 2026, në ditën e mbajtjes së tenderit, janë regjistruar për pjesëmarrje 12 operatorë ekonomik dhe bashkime firmash, por komisioni i Anuelës, u ka vënë menjëherë vizën 9 prej tyre si “të skualifikuar”. Ato janë të gjitha ofertat më të ulëta.

Tenderi është klasifikuar nga Open Data Albania me risk korrupsioni për shkak të shkeljeve, duke i vendosur një “Flamur të kuq”.

Megjithatë, kjo nuk ia vret ndërgjegjen Anuelës, e cila është komanduar në atë post për të firmosur tendera të tillë. Kështu më 12 gusht 2026, me urdhër të Anuelës i është dërguar formulari i fituesit Agim Kolës, pronarit të “COMPANY RIVIERA 2008” shpk dhe Anduena Bajramit, pronare e “BAJRAMI N.” shpk. Ky bashkim firmash propozoi ofertën 303 milionë lekë pa TVSH.

Bashkia e kishte fryrë fondin limit jashtë realitetit të tregut dhe kjo duket nga ofertat që janë shumë poshtë shifrës tavan.

Kështu operatori ekonomik “ALBAVIA” sh.p.k ka propozuar ta bëjë këtë punë me 262 milionë lekë pa TVSH. Ndërsa bashkimi i firmave “EUROKOS HOLDING” SH.P.K & “A.L-ASFALT” sh.p.k kishin ofertën 275 milionë lekë pa TVSH.

Në këtë nivel është edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “BE-IS” sh.p.k & “ERGI” sh.p.k & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.a. me shifrën 279 milionë lekë pa TVSH.

Kurse firmat “AGRI CONSTRUCTION” sh.p.k & “K A C D E D J A” sh.p.k prezantuan vlerën 296 milionë lekë pa TVSH

Ka edhe një ofertë pak më të ulët, që është thuajse e barabartë me atë fituese. Këtë e paraqiti bashkimi i operatorëve ekonomikë “B93 II” sh.p.k & “ELMAZAJ KONSTRUKSION” sh.p.k & “ASI-2A CO” sh.p.k. me vlerë 302 milionë lekë pa TVSH. Në raste të tilla lind dyshimi se oferta është koordinuar me fituesin.

Bulevardi “Petro Nini Luarasi”, blv. “Bajram Curri”, Rr. “Ali Demi” dhe rruga “Taulantia” , përgjithësisht paraqiten në gjendje të mirë, pra nuk kanë nevojë për ndërhyrje. Përjashtim mund të bëjë rruga “Taulantia”, trotuarët e së cilës paraqiten të amortizuar.

Rrugët e tjera të këtij blloku, si rruga “Shyqyri Ishmi”, rruga “Zonja Curre” dhe rrugët e tjera të brendshme kanë nevojë për rikonstruksion, sipas dokumenteve të projektit.

Kush e përfiton fondin e bashkisë?

Paratë mbeten brenda famljes së “Rilindjes”. Agim Kola është vëllai ish-deputetit të PS për Shkodrën, Ndue Kola. Ai është i njohur për abuzimet me tenderët e rrugëve, ku pasi merr kontratat bën punë me cilësi katastrofë. Kola zotëron disa firma, mes të cilave, “RSM Company” SH.P.K., “COMPANY RIVIERA 2008  dhe “A. N. K.” Sh.p.k. Kjo e fundit njihet më së shumti për mashtrimin me koncesionin në aksin Milot-Balldren.

Bëhet fjalë për koncesionin me vlerë 255 milionë euro, nga të cilat 213 milionë euro është vlera e projektit dhe pjesa tjetër TVSH. Kompania nuk kreu asnjë punim, sepse nuk i kishte pasur mjetet financiare. Siç u mësua më pas, bankat refuzuan të bëhen pjesë e mashtrimit.

Qeveria e anuloi koncesionin, pas denoncimeve të shumta publike.

Ndërsa RSM Company SH.P.K është një nga ato subjekte që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, ku gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10 milionë lekë.

“RSM Company” është subjekt i regjistruar në Kosovë, në Prishtinë në vitin 2010, nga Agim Kola, banor i Durrësit.

Ndërkaq, për furnizime të institucioneve me materiale ndërtimi Kola fut kompaninë RIVIERA PARAFABRIKAT.

Agim Kola, pronar në letra i kompanisë A.N.K, ka marrë mbi 65 milionë euro për të bërë rrugën Korçë-Ersekë që u shemb ende pa u inauguruar.

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë. U skualifikuan të gjithë ofertuesit e tjerë për mungesë dokumentacioni, përveç fituesit. Ofera fituese, 23.5 milionë euro, që është gati sa fondi limit.

Në qershor 2021, Ergys Verdho ikën nga ARRSH dhe emërohet në krye të KESH. Në vend të tij shkon Evis Berberi. Më 4 prill 2022, ky i fundit shpalli sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë. Skualifikohen të gjitha kompanitë në garë përveç fituesit. Oferta fituese është rreth 21 milionë euro, gati sa fondi limit. Tenderi është shënjuar nga Open Data Albania me “flamur të kuq” korrupsioni.

Por skandali më i madh vjen më pas, me aksin Librazhd-Prrenjas, ku sërish kompania e Agim Kolës shkaktoi shembjen. Në vend që të ndëshkohej për dëmin, Kola mori lekë të tjera.

Në mars 2026, u zhvillua tenderi i hapur me urgjencë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për situatën e rrëshqitjeve në Librazhd. Ky fond është përfituar nga e njëjta firmë që shkaktoi bllokimin. Kompania A. N. K. po ndërton rrugën e re, ndërkohë që punimet shkaktuan shembje.

Për këtë ngjarje A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, është nën hetim nga prokuroria.

Dyshimet janë se, oferta e firmës 2 T ka qenë për kundrapeshë, pasi edhe vlera që kanë ofruar ka qenë shumë afër fondit limit. Ndoshta sa për të thënë se “në tender morën pjesë 2 firma”. Që në momentin e parë të hapjes së këtij tenderi dihej se kush ishte fituesi.

Në fund të vitit 2023, ARRSH, që në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për korrupsion, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Kompania “A. N. K.” fitoi me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024.

Duke shkelur ligjin, Agim Kola i ka shpëtuar deri më sot burgut falë ndikimit politik. Më 12 shtator 2019, Policia e Shtetit e ndaloi biznesmenin Agim Kola, i cili akuzohej se nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve me fatura fiktive kishte përfituar në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme parash.

Kola u arrestua si administratori i kompanisë Rr.s.M dhe Hidro Company dhe akuzohej se është i përfshirë në skemën e evazionit 30 milionë euro me faturat fictive në bashkëpunim me firma të tjera.

Më 17 shkurt 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi hetimin dhe regjistroi procedim penal ndaj drejtorit të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi dhe vëllezërve Kola, pronarë të firmës kontraktore “A.N.K Sh.p.k”.

Akuza e ngritur është shpërdorim detyre, mashtrim me projektin e rrugës, falsifikim me procesin e mbikëqyrjes së punimeve, kryer në bashkëpunim mes drejtorit Ervis Berberi dhe ndërtuesve Ndue e Agim Kola.

Kush është Anduena Bajrami?

Kompania “Bajrami N.” ka marrë mbi 140 tendera publikë, ku shumë prej tyre janë shënuar me “Flamur të kuq”.

Kompaninë e ka hapur që në vitin 2000 Nazif Bajrami. Me kalimin e kohës ka hyrë fuqishëm në treg duke grumbulluar mbi 60 milionë euro, kryesisht në Bashkinë e Elbasanit. E shoqja, Anduena Bajrami (Prifti) ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë, si me Qazim Sejdinin, ashtu edhe më pas. Edhe pse në konflikt interesi, tenderat vazhdonin dhe mbushin llogarinë e kompanisë së burrit.

Vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronar tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, duke e akuzuar për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese. Por asnjë nuk është marrë për bazë.

Nga të gjitha këto kallëzime: 3 janë pushuar në gjykatë, 27 janë pushuar nga prokuroria, ndërsa 15 kallëzime janë regjistruar, por ka pasur “mungesë provash”.

Ndërkohë në SPAK, për periudhën janar-qershor 2021, janë depozituar 8 kallëzime penale për shkeljet në tenderat e përfituar nga Bajrami në Bashkinë e Elbasanit.

Në mënyrë të përsëritur, KLSH ka konstatuar përvetësimin e fondeve publike nga kjo kompani. Gjatë një auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përpos shumë gjetjeve të tjera, ka konstatuar se kompania Bajrami N shpk është shpallur fituese e tenderit për rikonstruksionin e shkollës mesme “Kostandin Kristoforidhi”, pa plotësuar kriteret.

Pra, nuk mjafton tenderi, Bajrami përvetëson parate publike përmes situacioneve false, cilësisë së dobët të punimeve dhe devijimeve.

Në 11 prill 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi firmos një tender me vlerë rreth 430 mijë euro për kompaninë e Nazif Bajramit, për sistemin dhe asfaltim të rrugëve “Grigor Nosi” Xhafer Duhanxhiu” Hasan Kopili” në lagjen 5 Maji.

Pasi lidhet kontrata në 27 qershor 2022, Nazif Bajrami zhvat paratë e tenderit përmes punimeve të pakryera. Abuzimi konstatohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ndërkaq, e kaluara e dyshimtë e ndjek nga pas Nazif Bajramin. Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e Interpol Tirana, informonte Departamentin e Policisë Kriminale mbi të dhënat e Interpol Bernës për aktivitetin e dyshimtë të Nazif Bajramit, biznesmen i njohur në Elbasan.

Informacioni i referohet vitit 2019 e në vazhdim, ku zviceranët e konsiderojnë biznesmenin 55-vjeçar si një person të skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

Më 11 prill 2025, një skuadër e BKH ka ushtruar dje kontrolle në ambientet e biznesmenëve Nafiz Bajrami dhe Mariglen Çoku si dhe të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan, Luan Tabaku, për gjetjen e provave të implikimit në afera korruptive. Nisur nga komunikimet në SkyEcc, dyshohet se këta persona kanë lidhje me organizata kriminale.

Në panik e sipër nga hetimi i SPAK, për të evituar pasojat direkte mbi kompaninë, Nazif Bajrami ia dhuroi pronësinë bashkëshortes më 2 shtator 2024.

Sipas këtij dokumenti, Nazif Bajrami ia kaloi 100% të kuotave bashkëshortes Anduena Bajrami (Prifti).

Edhe pas kësaj, kompania vazhdon të favorizohet në prokurimet publike. Kujtojmë se vitin e kaluar Anduena Bajrami dhe Agim Kola, në të njëjtën mënyrë fituan një kontratë me bashkinë Kamëz. Objekti i tenderit ishte “Rehabilitimi i Rrugës Argjinaturës (Nga rruga Albavia deri tek ura e Çerkezës)+ Ndërtim rrugët Kamëz”. Fondi limit i përllogaritur nga komisioni i kryebashkiakut Rakip Suli ishte 861 milionë lekë të vjetra.

Megjithëse kishte ofertën më e shtrenjtë, bashkimi i operatorëve “COMPANY RIVIERA 2008” shpk e Agim Kolës & “AGRI CONSTRUCTION” shpk e Petrit Patushit & “BAJRAMI N” shpk e Anduena Bajramit u shpall fitues 1 tetor 2025. Afati ishte 140 ditë, por kjo rrugë akoma nuk është dorëzuar dhe kolauduar.

Dy kompanitë, të Kolës dhe Bajramit, janë shembull i bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të zgjatur në kohë mes politikës dhe krimit duke korruptuar deri në qelizë shtetin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Agim KolaAnduena BajramiAnuela Ristanitender

Lajme të lidhura

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik
Aktualitet

Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

14:45 - 15/08/26
Para
“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

"Paratë publike nuk janë pronë e një bordi", Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26

“Nuk mund ta kuptoj madhësinë e asaj që kam bërë. E kuptoj që do të humbas gjithçka.” Me këto fjalë,...

Lexo më shumë
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik

14:45 - 15/08/26
“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

14:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com