GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nuk mund ta kuptoj madhësinë e asaj që kam bërë. E kuptoj që do të humbas gjithçka.” Me këto fjalë, violinisti shqiptar Beng Bakalli iu drejtua gjykatës në Francë, pasi u arrestua në La Turbie me 38.3 kilogramë kokainë të fshehura në automjetin me të cilin po udhëtonte drejt Italisë.

Bakalli, 45 vjeç, violinist profesionist dhe pjesë e orkestrës simfonike Victor-Hugo Bourgogne Franche-Comté, ka dhënë para hetuesve dhe gjykatës versionin e tij për mënyrën se si u përfshi në transportin e drogës.

Sipas medias franceze Nice Matin, ai ka deklaruar se kishte pranuar ta transportonte ngarkesën kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Bakalli ka thënë se kontakti për këtë transport kishte ardhur përmes disa personave që kishte njohur gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Ai ka mohuar se ishte kërcënuar apo detyruar të merrte përsipër transportin.

Violinisti gjithashtu ka pretenduar se nuk kishte dijeni të plotë për personat e tjerë të përfshirë në aktivitet dhe se automjeti Citroën C5 Aircross, ku u gjet droga, i ishte dhënë nga një garazhist spanjoll.

Policia dhe doganat franceze e ndaluan në La Turbie teksa po udhëtonte drejt Italisë. Gjatë kontrollit, oficerët dyshuan për një pjesë të modifikuar poshtë tapetit në anën e pasagjerit.

Kontrolli më i detajuar zbuloi dy ndarje të fshehta të ndërtuara në dyshemenë e automjetit, ku ishin vendosur 38.3 kilogramë kokainë. Vlera e drogës në tregun e paligjshëm përllogaritet në rreth 2 milionë euro.

Hetuesit kanë ngritur pikëpyetje nëse ky ishte vërtet transporti i parë i Bakallit, duke marrë parasysh sasinë e madhe të kokainës dhe mënyrën e sofistikuar të fshehjes së saj.

Pas arrestimit, autoritetet kontrolluan edhe banesën e tij në Franche-Comté.

Atje u gjetën katër armë zjarri, dy pushkë, një jelek antiplumb, qindra fishekë dhe 88,900 euro të paketuara në kartëmonedha 50-euroshe.

Edhe për këto gjetje, Bakalli dha shpjegimet e tij.

Për armët, ai deklaroi se ishte i regjistruar si qitës sportiv. Sipas autoriteteve franceze, megjithatë, jo të gjitha armët rezultonin të deklaruara.

Për shumën prej 88,900 eurosh të gjetur në banesë, violinisti pretendoi se paratë i kishte marrë si dhuratë nga babai i tij.

Prokuroria shfaqi skepticizëm ndaj këtyre shpjegimeve dhe kërkoi që Bakalli të qëndronte në paraburgim, duke argumentuar se sasia e drogës, mënyra e organizimit të transportit dhe sendet e gjetura në banesë ngrinin dyshime për një veprimtari më të strukturuar.

Prokurorja i kërkoi gjykatës të mos ndikohej nga profili profesional i të pandehurit si muzikant dhe nga karriera e tij në institucione prestigjioze, por të merrte në konsideratë rrethanat konkrete të çështjes.

Avokatja e Bakallit, nga ana tjetër, vuri në dukje integrimin e tij në shoqëri dhe karrierën e gjatë profesionale në muzikë.

Gjykata vendosi që ai të qëndrojë në paraburgim dhe procesi ndaj tij pritet të nisë në tetor.

Nëse shpallet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij, Bakalli rrezikon deri në 10 vjet burg.

Në fund të seancës, përpara se trupi gjykues të tërhiqej për të marrë vendimin, violinisti shqiptar shprehu pendesë për situatën në të cilën ndodhej.

“Nuk mund ta kuptoj madhësinë e asaj që kam bërë. E kuptoj që do të humbas gjithçka”, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: FranceKokaineKryesore1

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 324 kg kanabis, gjenden në kamionë duke u transportuar nga Shqipëria drejt Turqisë
Aktualitet

Sekuestrohen 324 kg kanabis, gjenden në kamionë duke u transportuar nga Shqipëria drejt Turqisë

17:01 - 15/08/26
Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia
Aktualitet

Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia

16:30 - 15/08/26
Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?
Aktualitet

Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

16:13 - 15/08/26
Para
Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen 324 kg kanabis, gjenden në kamionë duke u transportuar nga Shqipëria drejt Turqisë
Aktualitet

Sekuestrohen 324 kg kanabis, gjenden në kamionë duke u transportuar nga Shqipëria drejt Turqisë

17:01 - 15/08/26

Një organizatë kriminale transnacionale që dyshohet se trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë është goditur në Selanik. Operacioni u zhvillua...

Lexo më shumë
Arbër Hoxha e nis sezonin me gol, sulmuesi i Kombëtares “tund” rrjetën në Kroaci

Arbër Hoxha e nis sezonin me gol, sulmuesi i Kombëtares “tund” rrjetën në Kroaci

16:43 - 15/08/26
Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia

Tentoi të qëllonte me armë në një lokal në Elbasan, zbardhet detaji që u shmang tragjedia

16:30 - 15/08/26
Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Check-up dhe dializa i kalojnë shtetit, Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

16:13 - 15/08/26
Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com