GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot mbahet protesta e 77-të kundër qeverisë së Edi Ramës, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Ashtu si mbrëmjen e djeshme, protesta e radhës do të nisë në orën 19:30, ndërsa pritet një pjesëmarrje e konsiderueshme edhe nga diaspora shqiptare.

Dje, shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës iu bashkuan protestës, duke mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për protestuesit, kërkesa për largimin e qeverisë dhe kundërshtimi ndaj klasës politike vijojnë prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit veror.

Marshimi i djeshëm nisi nga Stacioni i Trenit, vijoi drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas u ndal para Kryeministrisë. Gjatë protestës u artikuluan thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve ishte e njëzëshme: dorëheqja e Edi Ramës.

Edhe protesta e sotme pritet të ndjekë të njëjtin itinerar, me nisjen nga Stacioni i Trenit dhe marshimin drejt qendrës së Tiranës.

Protestat morën një tjetër hov pas një incidenti të rëndë të regjistruar gjatë një proteste në Zvërnec, ku një banor që kundërshtonte ndërtimet në një zonë të mbrojtur u tërhoq zvarrë nga një punonjës i sigurisë private pranë zonës ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz.

Ngjarja u shndërrua në një pikë kthese për protestuesit, të cilët prej rreth dy muajsh e gjysmë vijojnë tubimet e tyre të përnatshme në bulevard.

Paralelisht me protestat në Tiranë, tubime janë zhvilluar edhe në diasporë, në qytete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë. Ndërkohë, disa qytete të vendit janë përfshirë në protesta edhe kundër Reformës Territoriale, me banorët që kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Sot, protesta e 77-të pritet të rikthejë qytetarët në rrugët e kryeqytetit, me të njëjtën kërkesë të artikuluar prej javësh: largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Etiketa: Diasporadita 77dorëheqje RamësKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike
Aktualitet

Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike

19:03 - 15/08/26
Tentativa për vrasje në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen, zbulohet emri i autorit të arrestuar
Aktualitet

Tentativa për vrasje në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen, zbulohet emri i autorit të arrestuar

18:27 - 15/08/26
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo

18:07 - 15/08/26
Para
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike
Aktualitet

Bilanci/ Si paraqitet situata me zjarret në Shqipëri, zonat më problematike

19:03 - 15/08/26

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të vendit. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, sot 15...

Lexo më shumë
Tentativa për vrasje në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen, zbulohet emri i autorit të arrestuar

Tentativa për vrasje në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen, zbulohet emri i autorit të arrestuar

18:27 - 15/08/26
Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7 vjeçar, lirohet nga qelia producenti Petri Bozo

18:07 - 15/08/26
Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

Dita e 77-të e protestës, diaspora sërish sot në shesh për dorëheqjen e Ramës

17:44 - 15/08/26
Tentoi ta ekzekutonte në mes të lokalit në Elbasan, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

Tentoi ta ekzekutonte në mes të lokalit në Elbasan, arrestohet autori i atentatit ndaj Mir Bitocit

17:20 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com