GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat qytetare që prej 77 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i krahasuar me tubimet e qershorit dhe duke argumentuar se protestat e fundit kanë një karakter më të theksuar politik.

Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, Rama tha se protestat aktuale, nxiten kryesisht nga forca të vogla opozitare, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta ekstreme.

“Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri u shpreh se ishte “shumë krenar” për karakterin paqësor të protestave, duke e cilësuar këtë si një tregues të një vendi normal europian, ku qytetarët kanë të drejtën të protestojnë.

“Jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore, dhe se askush nuk u lëndua”, tha ai.

Kryeministri përsëriti edhe qëndrimin e tij mbi rolin e rrjeteve sociale në mobilizimin e qytetarëve.

Sipas tij, algoritmet kanë ndikuar në përhapjen e përmbajtjeve që lidhen me protestat, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj përmbajtjeje është prodhuar jashtë Shqipërisë.

“Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë ato në bulevard. Një përqindje shumë e lartë e përmbajtjes prodhohet jashtë. Nuk është shqiptare”, u shpreh Rama.

Sa i përket projektit të Zvërnecit, kryeministri bëri të qartë se qeveria nuk planifikon të tërhiqet, por do të zhvillojë një proces konsultimi me palët e interesuara.

“Nëse kjo nuk do të kishte të bënte me Jared Kushnerin, Trumpin, Ivankën dhe të gjitha llojet e fantazive, kjo nuk do të kishte qenë aq e mirë për algoritmin”, tha Rama, duke shtuar se në fund projekti do të jetë i suksesshëm.

 

Etiketa: Kryesore1projekti ZvërnecitprotestaRama

Lajme të lidhura

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë
Aktualitet

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Para
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26

Armir Grima është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të SHRF...

Lexo më shumë
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

I riu vuan nga epilepsia, mbahet në dhomat e sigurisë pas arrestimit në protestë

14:52 - 16/10/26
Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK

14:40 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com